Ky imazh tregon dicka spektakolare: nje grumbull galaktikash kaq masiv saqe po shtremberojne hapesiren rreth saj! Grupimi, zemra e te cilit eshte ne qender te kornizes, quhet RCS2 J2327-0204 dhe eshte nje nga grupet me masive te njohura ne distancen e tij dhe me tej.
Objektet masive te tilla si RCS2 J2327-0204 kane nje ndikim kaq te forte ne rrethinat e tyre se ato ne te vertete e shtremberojne hapesiren rreth tyre – ky efekt njihet si lentet gravitacionale dhe mund te shkaktoje qe drita nga objekte me te largeta te shtremberhet dhe zmadhohet, duke na lejuar per te pare galaktikat qe perndryshe do te ishin shume larg per t’u zbuluar. Lentet gravitacional jane nje nga parashikimet e Teorise e Pergjithshme te Relativitetit te Albert Ajnshtajnit dhe mund te verehet ne tre regjime te ndryshme: lente te forta, lente te dobeta dhe mikrolentet. Ndryshe nga lentet e forta, qe prodhojne imazhe mahnitese te galaktikave te shtremberuara, lentet e dobeta gravitacionale kryesisht studiohen statistikisht – por ofrojne nje menyre per te matur masat e objekteve kozmike, sic tregohet ketu.
Ky imazh eshte nje perberje e vezhgimeve nga instrumenti HAWK-I ne Teleskopin Shume te Madh te ESO-s dhe Kameren e Avancuar per Studim te Teleskopit Hubble te NASA/ESA’s, dhe tregon nje bashkepunim te hollesishme per te studiuar lente e dobeta ne kozmos. Studimi gjeti se RCS2 J2327 ka nje mase prej dy kuadrilionesh diejsh!
Linket:
- Letra shkencore nga Schrabback et al.
- Pamje e grupimt galaktikor
Credit: ESO, ESA/Hubble & NASA
Perditesimi per here te fundit 7 janar, 2017.
Tags: ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, GALAKTIKA, HUBBLE, UNIVERSI

You must be logged in to post a comment Login