Connect with us

Hi, what are you looking for?

Asteroide

NASA ka zgjedhur dy misione te reja per te studiuar historine e hershme te Sistemit Diellor

(Majtas) Koncepti i nje artisti i sondes kozmike Lucy tek nje Trojan i quajtur Eurybates - nje nga gjashte Trojanet e ndryshem dhe shkencerisht te rendesishem per t'u studiuar. Trojanet jane fosilet e formimit te planeteve dhe keshtu do te japin te dhena te rendesishme ne historine e hershme te sistemit diellor. (Djathtas) Psyche, misioni i pare ne nje bote metalike tek nje bote e quajtur 16 Psyche:ku do te hartoj tipare , strukture, perberjen dhe fushen magnetike,si dhe shqyrtimin e nje peizazhi ndryshe nga cdo gje e eksploruar me pare. Psyche do te na mesoje per berthamen e fshehur te Tokes, Marsit, Merkurit dhe Venusit.

NASA ka zgjedhur dy misione qe kane potencial per te hapur dritare te reja ne nje nga epokat me te hershme ne historine e sistemit tone diellor – nje kohe me pak se 10 milion vjet pas lindjes se diellit tone. Misionet,te njohur si Lucy dhe Psyche, u zgjodhen nga pese finalistet dhe do te vazhdojne ne formulimin e misionit, me qellim qe te leshohen ne vitin 2021 dhe 2023, respektivisht.

Lucy

Lucy, nje anije robotike, eshte planifikuar te leshohet ne tetor te vitit 2021. Eshte planifikuar per te arritur ne destinacionin e saj te pare, ne rripin kryesor te asteroideve, ne vitin 2025. Nga 2027 ne 2033, Lucy do te shqyrtoje gjashte asteroide Trojan te Jupiterit. Keto asteroide jane te bllokuar nga graviteti Jupiterit ne dy tufa qe ndajne orbiten e planetit. Trojanet mendohet te jene relike te nje epoke shume me te hershme ne historine e sistemit diellor, dhe mund te jene formuar pertej orbites se tanishme te Jupiterit.

Lucy do te ndertohet mbi suksesin e misionit New Horizons te NASA-s i cili studioi Pluton dhe do te studioje Brezin Kuiper, duke do perdorur versionet e reja te instrumenteve shkencore Ralph dhe Lorri qe ndihmuan te mundur arritjet e misionit. Disa anetare te ekipit te misionit Lucy gjithashtu jane veterane te misionit New Horizons. Lucy do te ndertohet mbi suksesin e misionit OSIRIS-Rex per ne asteroidin Bennu, me instrumentin OTES dhe disa anetare te ekipit OSIRIS-REx .

Psyche

Misioni Psyche do te shqyrtoje nje nga objektivat me intriguese ne rripin kryesor te asteorideve – nje asteroid gjigand metalik, i njohur si 16 Psyche, rreth tre here me larg nga dielli se eshte Toka. Masa e asteroidit eshte rreth 130 milje (210 kilometra) ne diameter dhe, ndryshe nga shumica e asteroideve te tjere qe jane trupa shkembore apo te akullt,ky mendohet te jete i perbere kryesisht prej hekuri metalik dhe nikeli, e ngjashme me berthamen e Tokes. Shkencetaret pyesin veten nese 16 Psyche mund te jete nje berthame e ekspozuar e nje planeti te hershme qe mund te kete qene aq i madh sa Marsi, por qe ka humbur shtresat e saj te jashtme shkembore per shkak te nje numri te perplasjeve te dhunshme miliarda vjet me pare.

Misioni do te ndihmoje shkencetaret te kuptojne se si planetet dhe trupat e tjera ndane shtresat e tyre – duke perfshire berthamen, mantelin dhe siperfaqen – heret ne historite e tyre.

Psyche, gjithashtu eshte nje mision robotik, eshte planifikuar te leshohet ne tetor te 2023, duke arritur ne asteroidin ne vitin 2030, pas nje nje ndihme nga graviteti i tokes per manovrim ne 2024 dhe nje flyby me Marsin ne vitin 2025.

Pervec zgjedhjes se misioneve Lucy dhe Psyche per formulimin, NASA do te shtrij fonde per Near Earth Object Camera (NEOCam) edhe per nje vit tjeter.Hapesira e teleskopit NEOCam eshte projektuar per studim te rajoneve hepesinore me te aferta me orbiten e Tokes, ku mund te gjendet asteroide potencialisht te rrezikshem.

Postimin mund ta lexoni ne:

https://www.nasa.gov/press-release/nasa-selects-two-missions-to-explore-the-early-solar-system dhe http://www.jpl.nasa.gov/news/news.php?feature=6713

Per me shume rreth programit zbulues te NASA’s,vizitoni:https://discovery.nasa.gov/missions.cfml

Perditesimi per here te fundit 7 janar,2017.

Tags:ASTEROIDE, EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, NASA, PLANETET, SISTEMI DIELLOR

 

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: NASA ka zgjedhur dy misione te reja per te studiuar historine e hershme te Sistemit Diellor – AstroAlb-Astronomy

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...