Astronomet kane bere nje perparim te madh ne kuptimin e nje Shperthimi te Shpejte Radioje ( Fast Radio Burst-FRB).Per here te pare, ata kane lidhur nje nga keto ngjarje misterioze ne galaktiken qe e kane origjinen.
“Ne tani e dime se ky shperthim i vecante vjen nga nje galaktike xhuxhe me shume se tre miliarde vjet drite nga Toka,” tha ne nje deklarate – Shami Chatterjee, i Universitetit Cornell. “Ky fakt i thjeshte eshte nje perparim i madh ne te kuptuarit tone te ketyre ngjarjeve,” shtoi ai. Chatterjee dhe astronome te tjere prezantuan gjetjet e tyre ne takimin e ‘the American Astronomical Society’ ne Grapevine, Texas, ne revisten shkencore Nature,si dhe Astrophysical Journal .
FRB-t jane shume-energjike, por shume jeteshkurter (qe zgjasin disa milisekonda) shperthime te valeve te radios qe origjina e te tyre ka mbetur nje mister qe kur u zbulua shperthimi i pare ne vitin 2007.
Grupi nderkombetar kane perdorur observatoret ‘Karl G. Jansky Very Large Array’ qe marrin verejtjet me te sakta te shperthimit. Ata zbuluan se ka pasur nje burim te afert me te dobet dhe ishin ne gjendje per te karakterizuar ate duke perdorur edhe observatore te tjere.
“Keto vezhgime me saktesi te larte treguan se shperthimet dhe burimi i vazhdueshme duhet te jete brenda 100 vite-drite te njeri-tjetrit”, tha Jason HESSELS, i Institutit Holandez per Radio Astronomi dhe i Universitetit te Amsterdamit.
FRB u zbulua per here te pare ne vitin 2007, dhe shume shpjegime jane paraqitur per te shpjeguar kete shperthim. FRB 121102 ishte edhe me i cuditshëm, por duke perseritur verejtjet dhe vendndodhjen e saj sygjerojne qe ishte nje yll shume i magnetizuar ose vrime e zeze supermasive ne qender te nje galaktike xhuxhe.
Galaktika qe pret,ne driten e dukshme.
Astronomet besojne se rreth 10,000 FRB arrijne Token cdo dite te vetme
Burimi:
1-https://public.nrao.edu/news/pressreleases/fast-radio-burst
Perditesimi per here te fundit 5 janar,2017.

You must be logged in to post a comment Login