Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

SISTEMI DIELLOR

                               SISTEMI DIELLOR


  Sistemi diellor eshte nje sistem planetar i perbere nga trupat qiellore te ndryshem qe mbahen ne orbita nga forca e gravitetit te Diellit.Sistemi diellor eshte i perbere nga tete planete(Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni), tre planete xhuxhe(Ceresi, Plutoni dhe Erisi), disa dhjetra mijera asteroide, nje numer i pacaktuar i kometave, meteorve dhe pluhurit nderyjor.

Dielli eshte ylli ne qender te sistemit diellor, Toka dhe trupat e tjere qiellore te sistemit diellor rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rotacioni).Dielli perben 99% te mases se sistemit diellor dhe mundeson jeten dhe zhvillimin e saj normal ne Toke.Rreth 71% e mases se diellit eshte hidrogjen, 27% eshte helium, dhe 2% perbehet nga sasi te vogla elementesh te renda.Mosha e Diellit eshte rreth 4.5 miliarde vjet dhe ai eshte pothuajse ne gjysmen e ciklit te tij te zhvillimit gjate te cilit ndodh procesi kimik i shnderrimit te hidrogjenit ne helium.Gati 5 milione ton lende diellore kthehet ne energji cdo sekonde brenda berthames se diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor.Pas rreth 5 miliard vjetesh Diellit do te shnderrohet ne fillim ne nje gjigand te kuq dhe pastaj ne nje xhuxh te bardhe, duke krijuar nje mjegullnaje planetare.

Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve.Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 satelite, sot numri i tyre eshte rritur ndjeshem.Toka ka vetem nje satelit natyror ajo eshte Hena, qe nuk ka atmosfere dhe asnje aktivitet tektonik.Marsi ka dy satelite qe quhen Fobod dhe Diemos, jane shume te vegjel, kane forme te parregullt, nuk kan atmosfere dhe asnje aktivitet tektonik.Jupiteri ka 63 satelite, nder me te medhenjte jane kater:Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto.Io eshte aktiv nga pikepamja tektonike, tete vullkan jane ende aktive.Europa eshte nje satelit shume i lemuar.Ganimed eshte me i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe ka nje reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka nje siperfaqe te mbushur me kratere.Saturni ka 61 satelite, nder ta shquhen tre:Hiperioni, Zhapeti dhe Titani.Hiperioni eshte i vogel me forme te crregullt qe kryen levizje kaotike per shkak te ndikimit te sateliteve te tjere ne levizjen e tij.Zhapeti shquhet per dy faqet e tij krejt te ndryshme, njera e zeze dhe tjetra e bardhe.Ngjyra e zeze e njeres faqe vjen nga goditjet qe i ka marre nga copat e sateliteve tjere te Saturnit.Titani eshte shume i njohur per nga cilesite e tij te peraferta me Token:atmosfere azoti, trysni atmosferike gati sa te Tokes, permban molekuala komplekse gati per te dhene forma jete, vetem se temperatura eshte shume e ulet -200 C.Urani ka 15 satelite, nder te cilet dallohet Miranda.Neptuni ka 8 satelit, nder ta dallohet Tritoni.

Kometa eshte nje trup qiellor qe ka pamjen e nje berthame me bisht te ndritshem shume te gjate.Kometat jane copa te stermedha akulli te papaster, te perziera me pluhura dhe mbeturina guresh.Shumica e tyre i afrohen Diellit vetem per periudha te shkurta kohore.Kur nje komete i afrohet Diellit, rrezet e tij e ngrohin dhe ajo fillon te shkrije.Ndersa shkrin, ajo leshon gazet dhe pluhurat e mberthyera ne akull.Ato mbeten pas kometes dhe krijojne nje bisht te gjate.

J.K

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Një vështrim i brendshëm në lindjen planetare | AstroAlb Astronomy

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...