Connect with us

Hi, what are you looking for?

Astrofizike

Rruga se si do të pushojë së ekzistuari dielli

Në një letër dërguar Jean-Baptiste Leroy, në vitin 1789, Benjamin Franklin shkruante ndër të tjera se asgjë nuk është e sigurt në këtë jetë, përveç vdekjes dhe taksave.

Hiq taksat, rregulli i parë vlen edhe për diellin tonë.

Prej dekadash shkencëtarët janë të ndarë në fraksione përsa i takon mënyrës sesi do të shuhet dielli ynë dhe në qarkullim janë me dhjetëra teori, e përbashkëta e të cilave është fakti se kjo nuk do të ndodhë para afërsisht 10 miliardë vjetëve.

Së fundmi është një grup studiuesish që beson se ka deshifruar rrugën sesi dielli ynë do të pushojë së ekzistuari. Skuadra e astronomëve dhe fizikanëve, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchesterit beson se fundi i diellit (jo i njerëzimit) do të shfaqet në një formë “lavdie hapësinore” që quhet “nebula” planetare.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur dielli ynë është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

“Kjo do të thotë se dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetët e tjerë të sistemit tonë, ndërsa sa për fatin e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh”, shtoi Zijstra.

“Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor”, sqaroi Zijstra.

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...