
Kursi synon dhenien e njohurive dhe koncepteve baze per trupat qiellore te universit dhe orientimin-percaktimin e vendodhjes me metodat astronomike.
Sfera qiellore. Sistemet e koordinatave qiellore. Levizja ditore e dukshme e trupave qiellore. Sistemi diellor. Planetet, pozicioni dhe levizja e tyre. Yjet dhe yjesite kryesore, identifikimi i tyre nepermjet hartes yjore. ndryshimi i koordinatave ekuatoriale te trupave qiellore. hena dhe levizjet e saj. Koha dhe matja e saj. Vjetaret astronomik, permbajtja struktura dhe perdorimi i tyre. Globi yjor, yllkerkuesi dhe perdorimi i tyre. Sekstanti, teoria dhe ndertimi sekstantit detar. Matja e lartesive me sekstant dhe korrigjimi i tyre. percaktimi i korrigjimit te busulles me metoda astronomike. Percaktimi i vendndodhjes me 3-4 vija lartesore te vendndodhjes. Percaktimi i vendndodhjes me ane te matjes se dy lartesive te njepasnjeshme te Diellit. Vija lartesore e vendndodhjes dhe gabimet e saj. Si te zbulohen yjet, planetet, kometat, asteroidet… perdorimi i teleskopit dhe radioteleskopit.
Astrometri: Matjen e vendosjes dhe zhvendosjes se objekteve qiellore.
Kozmologji: Studim të gjithësisë në tërësi dhe zhvillimin e saj.
Astronomi galaktikore: studim te ndërtimtarisë dhe përbërësve të galaktikës sonë.
Astronomi Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksisë sonë.
Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studim te formimit të galaksive, dhe zhvillimit të tyre te veshguara në gjendjen e tashme .
Shkence planetare: Studim te planetëve të sistemit diellor.
Astronomi yjore: Studimi i yjeve në përgjithësi.
Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri në fundin e tyre si mbetje yjore.
Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) që kanë çuar në formimin e yjeve në brendësinë e reve të gazta, dhe vetë ecurinë e formimit.
Si te perfitojme informacione nëpërmjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; dhe rrezeve kozmike, neutrinot.
Histori e astronomisë dhe Astronomeve.

You must be logged in to post a comment Login