Connect with us

Hi, what are you looking for?

Cassini

Misionet e NASA’s sigurojne te dhena per ‘Oqeanet’ pertej Tokes

Ky ilustrim tregon anijen Cassini duke u zhytur permes shtengullave te Enceladus ne vitin 2015. Zbulimet e reja te kesa bote nga Cassini dhe Hubble do te ndihmojne ne zbulime te ardhshme dhe ne kerkimin me te gjere per jete pertej Tokes.Credits: NASA/JPL-Caltech

Dy misionet e NASA-s po japin detaje te reja per henat e akullta qe mbajne oqeane, – respektivisht per henen Europa te Jupiterit dhe Enceladus te Saturnit, duke rritur me tej interesin shkencor te ketyre dhe boteve por edhe te tjerave ne sistemin tone diellor dhe pertej. Gjetjet jane paraqitur ne letrat e botuara kete muaj nga hulumtuesit ne misionet e NASA-s Cassini ne Saturn dhe teleskopin hapesinore Hubble .

Ne letrat e publikuara, shkencetaret e Cassini deklaruan se nje forme energjie kimike duket te ekzistoje ne Enceladusin hene e Saturnit dhe hulumtuesit e Hubble raportojne prova shtese te shtengullave qe shperthyen nga hena e Jupiterit Europa

“Kjo eshte me e afertja qe kemi ardhur deri tani per te identifikuar nje vend me disa perberes te nevojshem per nje mjedis te banueshem”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar per Drejtorine e Misioneve Shkencore te NASA ne Uashington,Amerike. “Keto rezultate tregojne natyren e nderlidhur te misioneve shkencore te NASA-s qe po na afrojne me shume duke i’u pergjigjur pyetjes nese jemi vertet ‘vetem’ ose jo”.

Prania e hidrogjenit te mjaftueshem ne oqeanin e henes Enceladus do te thote se mikrobet – nese ekzistojne atje – mund ta perdorin ate per te fituar energji duke kombinuar hidrogjenin me dioksidin e karbonit te tretur ne uje.

Per jeten sic e njohim ne kerkon tre perberes kryesore: uje te lengshem; nje burim energjie per metabolizmin; dhe perberesit e duhur kimik, kryesisht karbon, hidrogjen, azot, oksigjen, fosfor dhe squfur. Me kete zbulim, Cassini ka treguar se Enceladus – nje hene e vogel, e akullt dhe nje miliarde kilometra me larg nga dielli se Toka – ka pothuajse te gjithe keto perberes per banueshmerine. Cassini ende nuk ka treguar se fosfori dhe squfurit jane te pranishem ne oqean, por shkencetaret dyshojne se ato jane, pasi qe berthama shkembore e Enceladus mendohet te jete kimikisht e ngjashme me meteoritet qe permbajne keto dy elemente.

Anija e Cassini zbuloi hidrogjenin ne shtengullat e gazit dhe materiale te akullta qe dilnin nga Enceladus gjate flyby-t te fundit qe Cassini kishte me kete hene me 28 tetor te vitit 2015. Nga keto vezhgime shkencetaret kane percaktuar se gati 98 perqind e gazit ne shtengulle eshte uje, rreth 1 perqind eshte hidrogjen dhe pjesa tjeter eshte nje perzierje e molekulave te tjera, duke perfshire dioksid karboni, metan dhe amoniak.

Matja u be duke perdorur instrumentin e Cassini te quajtur (INMS- Neutral Mass Spectrometer ), i cili zbeh gazerat per te percaktuar perberjen e tyre. INMS u krijua per te studiuar atmosferen e siperme te Titanit – hene tjeter e Saturnit.

Cassini nuk ishte projektuar per te zbuluar shenja te jetes ne shtengullat e Enceladus – ne te vertete, shkencetaret nuk e dinin se shtengullat ekzistonin deri pas mberritjes se anijes ne Saturn.

“Edhe pse ne nuk mund ta zbulojme jeten, ne kemi gjetur se ka nje burim ushqimi atje per kete gje. Do te ishte si nje dyqan karamelesh per mikrobet”, tha Hunter Waite, autor kryesor i studimit te anijes Cassini.

Gjetjet e reja jane nje linje e pavarur e provave se aktiviteti hidrotermal eshte duke ndodhur ne oqeanin e henes Enceladus. Rezultatet e meparshme, te publikuara ne mars 2015, sugjerojne se uji i nxehte ndervepron me shkembin nen det; gjetjet e reja mbeshtesin ate perfundim dhe shtojne se guri duket se po reagon kimikisht per te prodhuar hidrogjenin.

Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise  Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.

Image Credit: Cassini Imaging Team, ISS, JPL, ESA, NASA

Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/cassini

2-http://saturn.jpl.nasa.gov

Marre nga NASA publikuar me 28 prill,2017.

Kontakt:

Felicia Chou
Headquarters, Washington
202-358-0257
felicia.chou@nasa.gov

Preston Dyches
Jet Propulsion Laboratory, Pasadena, Calif.
818-354-7013
preston.dyches@jpl.nasa.gov

Donna Weaver / Ray Villard
Space Telescope Science Institute, Baltimore
410-338-4493 / 410-338-4514
dweaver@stsci.edu / villard@stsci.edu

P-2017 –33

Perditesimi per here te fundit 24 prill,2017.

Tags:CASSINI, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, SATURNI, SISTEMI DIELLOR

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Misionet e NASA’s sigurojne te dhena per ‘Oqeanet’ pertej Tokes – AstroAlb-Astronomy

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...