-Toka do te kaloj ne mes Diellit dhe Jupiterit sonte,kesisoj te tre trupat qiellor do te jene ne nje vije te drejte dhe Jupiteri do te shafqet me i ndritshem se netet e tjera te vitit. Kjo ngjarje eshte quajtur ‘opozite’ nga astronomet, dhe ndodh perafersisht cdo 13 muaj. Kjo eshte gjatesia e kohes qe tokes i duhet per te bere nje udhetim rreth diellit ne lidhje me orbiten gati 12 vjecare te Jupiterit .
Pikerisht ne kete kohe, Jupiteri eshte ne qasjen e tij me te afert me Token, rreth 666 milion km larg (415 million milje), qe do te thote qe ai shfaqet relativisht i ndritshem dhe me i madh se sa ne kohe te tjera te vitit ne qiellin e nates.
Disa dite me vone, Jupiteri do te jete shume afer henes se plote ne qiellin e nates, duke e bere nje pamje spektakolare per ta shikuar si me sy te lire,dylbi apo dhe me teleskop.
Jupiteri do te jete me i ndritshme se cdo yll tjeter gjat nates, dhe eshte i dyti objekt me i ndritshem pas planetit Venus, i cili aktualisht eshte dominant perpara perendimit te diellir.
Me nje pale te mire dylbish do te zbuloni Jupiterin si nje disk me kater henat e saj te medha: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto. Vezhgojeni Jupiterin ne dite te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme per te shikuar pozicionet e henave teksa ndryshojne.
Ky event gjithashtu u siguron astronomeve profesioniste dhe atyre amatore qe me teleskope te mire te kene mundesine per te shikuar planetin ne detaje te medha .
Njollat jane stuhite aktive te planetit: Zona e Madhe e Kuqe ka qene e dukshme per me shume se 300 vjet, dhe eshte me e gjera se sa Toka,gati sa dyfish diametri i plantit tone.
Jupiteri dhe satelitet e saj te medha te akullt – si Europa, Ganymede dhe Callisto – jane ne qender te misionit te ardhshem te ESA’s — ate te Misionit Juice, i cili eshte planifikuar qe te leshohet ne vitin 2022. Ai do te lundroj ne sistemin e Jupiterit per tre vjet e gjysme , duke perfshire flyby me henat e Jupiterit, si dhe duke orbituar Jupiterin dhe henen Ganymed.
Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...
Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...
You must be logged in to post a comment Login