Voyager 2,eshte e vetmja sonde kozmike qe ka vizituar gjigandet e akullit Neptunin dhe Uranin. Kjo mund te ndryshoj ne dekaden e ardhshme, pasi NASA po konsideron dergimin e nje orbiteri ne nje nga keto planete.
Nje raport, eshte publikuar nga NASA duke kerkuar nisjen e nje misioni ne nje nga keto dy bote midis viteve 2024 dhe 2037. Misioni do te krijohet per te kushtuar jo me shume se 2 miliarde dollare.
“Hulumtimi i se paku nje sistemi gjigant te akullt eshte kritik per te avancuar kuptimin tone te Sistemit Diellor, sistemeve egzoplanetare dhe per te cuar perpara kuptueshmerine tone per formimin dhe evolucionin planetar”, thuhet ne nje permbledhje te raportit.
Jane propozuar kater misione. Njera eshte nje orbiter i Neptunit qe do te mbaj nje sonde atmosferike. Njeri eshte nje orbiter i Uranit me nje sonde, dhe nje tjeter nje orbiter pa nje sonde atmosferike. Misioni i katert do te ishte nje mision per tek Urani, i cili do te fotografoj planetin dhe henat e tij dhe gjithashtu do te mbanaj nje hetim atmosferik.
Keto misione me sonda atmosferike do te mbanin vetem tre instrumente – nje kamer me kend te ngushte, nje imazh doppler dhe nje magnetometer. Orbiteri i Uranit pa nje sonde do te kete nje suite me te madhe prej 15 instrumentesh, te cilat do te lejonin nje studim shume me te gjere te planetit – pa pasur dobi te mesonin rreth atmosferes se tij te brendshme me nje sonde.
Orbiteri i zgjedhur nga keto te katert do te kete nje jetegjatesi prej 10 deri ne 15 vjet.
Shkuarja per ne Uran ose Neptun kerkon perdorimin e Jupiterit per nje ndihme gravitetacionale qe ta shtyje ne menyre per te zvogeluar sasine e karburantit te nevojshem. Per Uranin, koha me e pershtatshme per tu leshuar eshte 2030-2034 . Ndersa per Neptunin, 2029 deri 2030 – me nje tjeter dritare te pershtatshme nisjeje ne vitin 2041. Koha e udhetimit do te jete 11 vjet per Uranin dhe deri ne 15 vjet per Neptun.
Qellimet shkencore jane te shumta. Ata gjithashtu do te perpiqen te studiojne sistemet unazore rreth cdo planeti, te hartojne siperfaqen e henave kryesore dhe te vogla, dhe te monitorojne se si era diellore ndervepron me cdo planet.
Per Neptunin, shkencetaret jane vecanerisht te interesuar ne henen e Tritonit , e cila mund te jete kapur nga Sistemi Diellor i jashtem nga graviteti i Neptunit. Ky lloj i planetit gjithashtu duket te jete mjaft i zakonshem ne univers, keshtu qe ne jemi te etur per te gjetur me shume rreth asaj se si boterat si Neptuni formohen dhe zhvillohen.
Vetem nje nga misionet ka te ngjare te zgjidhet me se shumti, prandaj shkencetaret pas cdo propozimi tani do te shtyjne rastin e tyre per financim nga NASA.
Nje studim i plote ( prej 529 faqesh ) si dhe permbledhje e shkuartuar mund te lexohen ne :
http://www.lpi.usra.edu/icegiants/mission_study
Rezultatet e studimeve te ketij dhe te misioneve te ardhshme do te perdoren si ‘Decadal Survey’ mbi perparesite shkencore te NASA-s nga 2022-2032.
Perditesimi per here te fundit 23 qershor,2017.
Tags:EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, NASA, NEPTUNI, PLANETET, SISTEMI DIELLOR, URANI

You must be logged in to post a comment Login