Connect with us

Hi, what are you looking for?

Dielli

Lindja, Formimi, Përbërja e Diellit dhe e vete Sistemit Diellor

Sistemi Diellor u formua nga rënia gravitacionale e një Reje gjigante molekulare 4.568.000.000 vjet më parë. Reja Molekulare ishte rreth disa Light/Years=Vjet/drite e madhe. Rajoni që do formonte Sistemin Diellor, ishte i njohur si mjegullnaje para-diellore. Ajo filloi të shkatërrohej në një disk tjerrje me një diametër të madh dhe të nxehtë, gjithashtu të dendur në qendër. Në këtë pikë, në evolucionin e tij, Dielli është besuar të ketë qënë një yll T Tauri. Brenda 50 milion vjetëve, presioni dhe dendësia e hidrogjenit në qendër të Diellit u bë i madh dhe i mjaftueshëm, që të fillojë fuzionin termobërthamor. Temperatura, norma reagimit, presioni, dhe densiteti i rritur deri në ekuilibër u arrit, luftuar nga forca e tkurrjes gravitacionale. Në këtë pikë Dielli u bë një yll i plotë. Kjo rritje e presionit ndez thelbin/bërthamën. Si rezultat, Dielli është në rritje të ndritshme me një normë prej rreth 10 % çdo 1,1 miliard vjet. Dielli është i përbërë aktualisht me rreth 71,1 % hidrogjen dhe 27,4 % helium dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Kjo ndryshon ngadalë me kalimin e kohës, për shkak se Dielli konverton hidrogjenin në helium. Metalet më të bollshme janë të oksigjenit rreth 1 % të masës së Diellit, karboni 0,3 %, neoni 0,2 % dhe hekur 0,2 %. Dielli para konvertimeve masive ishte 71,1 % hidrogjen, 27,4 % helium, dhe 1,5 % metale. Në pjesët e brendshme të Diellit, fuzioni bërthamor ka modifikuar përbërjen në konvertimin nga hidrogjen në helium, kështu që pjesa më intime e Diellit është tani rreth 60 % helium, me bollëk metali të pandryshuar. Rreth 5,4 miliard vite nga tani, hidrogjeni në thelbin e Diellit do të konvertohet krejtësisht në helium, duke i dhënë fund fazës kryesore. Heliumi në bazë të djegies do jetë në një temperaturë shumë të nxehtë, dhe do prodhojë energji shumë herë më të mëdha se sa nga koha e procesit të hidrogjenit. Në këtë kohë, shtresa e jashtme e Diellit do të zgjerohet për afërsisht deri në 260 herë nga diametri aktual. Përfundimisht heliumi do të shterojë vetë në një shkallë shumë më të shpejtë së hidrogjeni, dhe djegia e Diellit me fazën e helium do të jetë shumë më e vogël në krahasim me fazën e djegies së hidrogjenit. Dielli nuk është shumë masiv dhe i mjaftueshëm, dhe reaksionet bërthamorë në bazë do të zvogëlohen. Shtresa e jashtme e tij do të bjere diku larg në hapësirë, dukë bërë që Dielli të humbë pothuajse të gjithë fuqinë e tije. Që nga lindja e tij, ai ka përdorur rreth gjysmën e hidrogjenit në thelbin/bërthamën e vet. Ai do të vazhdojë të rrezatojë edhe për 5 miliardë vjet apo më shumë (edhe pse shkëlqimi i dritës së tij do të dyfishohet në atë kohë). Por në fund ai do të konsumojë të gjithë hidrogjenin dukë e kthyer në helium dhe pastaj të shndërrohet në një gjigant të kuq, dhe do të shpërbëhet dhe zvogëlohet në një yll Xhuxh-Dwarf. Ky fenomen do jetë i detyruar në ndryshime radikalë, të cilat edhe pse të zakonshme nga standardët yjorë, do të rezultojnë në shkatërrimin total të Tokës (dhe ndoshta për krijimin e një mjegullnajë planetarë).

Fusha Magnetikë dhe disa faktorë tjerë

Rajoni mbi kromosferë i quajtur corona-kurorë, shtrihet miliona kilometra në hapësirë, por është e dukshme vetëm gjatë një eklipsi Diellor. Kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit atëherë kemi të bëjmë me një eklips Diellor. Eklipset janë të dukshme mbi zona të gjëra të Tokës. Eklipset e Diellit ndodhë një herë ose dy herë në vit. Fusha magnetikë e Diellit është shumë e fortë (sipas standardëve tokësorë) dhe shumë e komplikuar. Magnetosfera e tij, (e njohur edhe si heliosfera) shtrihet përtej Plutonit. Përveç ngrohjes dhe dritës, Dielli gjithashtu lëshon një lumë më dendësi të ulët të grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet), e njohur si era Diellorë, e cila përshkon të gjithë sistemin diellor në rreth 450 km/s. Era diellorë dhe grimcat shumë të larta të energjisë hidhen nga shpërthimet Diellorë. Këto grimca ose kjo erë Diellorë e quajtur Solar Storm ose Solar Flare, mund të shkaktojë një efekt dramatik në Tokë dukë rrezikuar ekzistencën e njerëzimit në të ardhmen në planetin tonë.

Dielli:http://wp.me/s7NJiw-dielli

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...