Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eklipset

LLOJET E EKLIPSIT!

Karakterisitkë për Hënën janë edhe eklipset. Eklips, quhet errësimi i një trupi, në rastin tonë errësimi i Diellit dhe i Hënës. Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.
Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmueshme por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gur diamanti. 
Kemi katër lloje të eklipseve diellore:
Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.
Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka).
Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda. Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.
Eklipsi unazor, që ndodh kur qendra e Hënës kalon afër qendrës së Diellit, përderisa Hëna është afër apogjes (ndodhet më së largu nga Toka).
Gjatë eklipsit unazor vërejm se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme,faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.
Eklipsi hibrid (i përzier), që shfaqet kur grafiku i sipërfaqes së Tokës shkakton një eklips diellor, që në disa vende duket si eklips i plotë (nga vendet në sipërfaqen e Tokës që shtrihen afër shtegut të eklipsit) e në disa vende si eklips unazor (nga vendet që janë më larg eklipsit).

Eklipsi Hënor
Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në ç’rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.
Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë , sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin. 
Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:
Eklipsi i plotë lunar, që ndodh atëherë kur gjatë lëvizjes rreth Tokës, Hëna hyn në konin e hijes së Tokës, apo mund të themi se errësimi total ndodh kur Hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës e quajtur UMBRA sipas NASA-s.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës, që ndodh kur në hijen e Tokës zhytet vetëm një pjesë e Hënës.
Eklipsi Hënor i gjysmëhijëzuar, që shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës, të quajtur PENUMBRA sipas NASA–s.

Ngjyra e kuqe e Hënës

Ajo që është më interesante gjatë eklipsit është se Hëna merr ngjyrë të kuqe, por pse ndodh kjo? Gjatë një eklipsi të plotë të Hënës, pjesa më e madhe e dritës që e ndriçon Hënën kalon nëpër stratosferë, ku bëhet thyerja e e saj me ç’rast në Hënë arrinë sasi më e madhe e rrezeve të kuqe sesa atyre të kaltërta, pra po të mos kishte Toka atmosferë, atëherë Hëna do ishte e tëra e zezë gjatë eklipsit.
Perditesimi per here te fundit 20 dhjetor,2016.
<script type="text/javascript">
	atOptions = {
		'key' : '6e15105609cbf9bb996d44a0cec7615e',
		'format' : 'iframe',
		'height' : 250,
		'width' : 300,
		'params' : {}
	};
	document.write('<scr' + 'ipt type="text/javascript" src="http' + (location.protocol === 'https:' ? 's' : '') + '://definedlaunching.com/6e15105609cbf9bb996d44a0cec7615e/invoke.js"></scr' + 'ipt>');
</script>

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...