Connect with us

Hi, what are you looking for?

Egzoplanete

NASA leshon studimin e Kepler me qindra planete te rinj kandidate

Teleskopi Hapesinore Kepler ka identifikuar 219 planete te rinj,ku dhe prej tyre mund te jene si-toka ne zonen e banueshme rreth nje ylli. Nga NASA/Ames

Ekipi i teleskopit hapesinor Kepler te NASA-s kane leshuar nje katalog kandidatesh per planete qe paraqet 219 kandidate te rinj, 10 prej te cilave jane planete si Toka dhe orbitojne ne zonen e banueshme te yjeve e tyre, e cila eshte distanca e largesise nga nje yll ku uji i lengshem mund te jete i pranishem ne siperfaqen e nje planeti shkembor.

Ky eshte botimi me i plote dhe i detajuar i egzoplaneteve kandidate, te cilet jane planete jashte sistemit tone diellor, nga kater vitet e para te te dhenave te Keplerit. Eshte gjithashtu katalogu perfundimtar nga pamjet qe Kepler ka marre ne konstelacionin e Cygnus.

Me leshimin e ketij katalogu, qe rrjedhin nga te dhenat e disponueshme publikisht ne Arkiven e Egzoplaneteve te NASA-s, tani ka 4,034 kandidate planetesh te identifikuar nga Kepler. Nga te cilat 2,335 jane verifikuar si egzoplanete. Prej afersisht 50 kandidate jane ne zonen e banueshme te zbuluar nga Kepler, me shume se 30 jane verifikuar.

Pervec kesaj, rezultatet e perdorimit te te dhenave te Kepler-it sygjerojne dy grupime te ndryshme te madhesive te planeteve te vogjel. Te dy rezultatet kane implikime te rendesishme per kerkimin e jetes. Katalogu perfundimtar i Kepler do te sherbeje si baze per me shume studime per te percaktuar perhapjen dhe demografine e planetit ne galaktike, nderkohe qe zbulimi i dy popullsive te dallueshme planetare tregon se rreth gjysma e planeteve qe njohim ne galaktike ose nuk kane siperfaqe, ose qendrojne nen nje atmosfere te thelle, derrmues – nje mjedis qe nuk ka gjasa te mbaje jeten.

Gjetjet u prezantuan ne nje konference shtypi nga NASA me 19 qershor,2017..

Teleskopi Kepler eshte misioni i pare i NASA’s per te zubuluar e studiuar planete jashte sistemit diellor te njohur si egzoplanete, duke perdorur tekniken e tranzitimit– nje teksnike fotometrike qe mate renie te vogla ne ndritshmerine e nje ylli te shkaktuar nga nje planet qe kalon midis Tokes dhe Yllit te tij. Ne Kater vitet e tij te para te misionit kepler studio vetem nje cope te qiellit ate ne kostelacion e Mjellmes–majatas. Katalogu i ri i leshuar nga me 19 qershor 2017, kane implikime ne shpeshtesine e planeteve qe perbejne popullsine planetare ne galaktiken tone. Qe nga 2014 kepler ka qene duke grumbulluar te dhena ne misionin e tij te zgjeruar K2 ne planin-eliptik te galaktikes tone. Pamja nga NASA. Pamje me e madhe e imazhit

“Sasia e te dhenave te Keplerit eshte unike, pasi eshte e vetmja qe permban nje popullate te ketyre planeteve si Toka – planete me afersisht te njejten madhesi dhe orbite si Toka“, tha Mario Perez, shkencetari i programit Kepler ne Divizionin e Astrofizikes te NASA-s Drejtoria e Misionit. “Kuptimi i shpeshtesise se tyre ne galaktike do te na ndihmoje te informoje hartimin e misioneve te ardhshme te NASA-s per fotografuar per here te pare nje Toke”.

Teleskopi Kepler zbulon planetet duke zbuluar renien te vogel ne shkelqimin e yjeve qe ndodh kur nje planet kalon perpara tij, i quajtur tranzit.

Ky eshte leshimi i tete i katalogut te kandidateve te Keplerit, i mbledhur nga procesi i riperpunimit te te gjithe grupeve te te dhenave nga vezhgimet e Kepler gjate kater viteve te para te misionit te tij primar. Keto te dhena do t’u mundesoje shkencetareve te percaktojne se cfare popullsie planetare – nga trupat shkembore ne madhesin e Tokes, deri te gjigandet e gazit ne madhesine e Jupiterit – perbejne demografine planetare te galaktikes.

Duket se natyra zakonisht e ben planetin shkembor deri ne rreth 75 per qind me te madh se Toka. Per arsyet qe shkencetaret ende nuk e kuptojne, rreth gjysma e atyre planeteve marrin nje sasi te vogel te hidrogjenit dhe heliumit qe ne menyre dramatike rrit masen tyre, duke i lejuar ata t’i bashkohen popullsise me prane madhesise se Neptunit. Anija e Kepler vazhdon te beje verejtje ne fusha te reja te qiellit ne misionin e tij te zgjeruar, ne kerkim te planeteve te rinj.

Per me shume informacion rreth ketij katalogu me materiale, video e audio– shko te:

https://www.nasa.gov/ames/kepler/briefing-materials-final-kepler-survey-catalog-of-planet-candidates-in-the-cygnus-field

Per me shume rreth Kepler & K2, vizitoni:
https://www.nasa.gov/kepler

Perditesimi per here te fundit 31 gusht,2017.

Tags:EGZOPLANETEKEPLERUNIVERSI

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...