Connect with us

Hi, what are you looking for?

Asteroide

Sonda kozmike OSIRIS REx

(OSIRIS REx) eshte nje sonde kozmike planifikuar te leshohet per te studiuar nje asteroid dhe kthimin e mostrave ne toke marre nga siperfaqja e asteoridit planifikuar nga NASA. Nisja eshte planifikuar te ndodhi me 8 shtator, 2016. Misioni eshte per te studiuar asteroidin e quajtur 101955 Bennu, nje asteroid me perberje qymyrguri dhe ne vitin 2023 monstrat e marra nga ky asteroid do te dergohen ne toke nga nje kapsule ne sonde per analiza te hollesishme. Material i kthyer pritet t’u mundesoje shkencetareve te mesojne me shume ne lidhje me formimin dhe zhvillimin e Sistemit Diellor, fazat fillestare te formimit te planeteve, dhe burimin e komponimeve organike te cilat çuan ne formimin e jetes ne Toke.Nese misioni eshte i sukseshem, OSIRIS- Rex do te jete anija e pare amerikane qe merr mostra nga nje asteroid.

Pas udhetimit per rreth dy vjet , anija do te jete gati per takimin me asteroidin Bennu 101955 ne vitin 2018 dhe te filloje 505 ditet e hartografimit te siperfaqe ne nje distance prej rreth 5 km (3.1 mi) nga siperfaqja e asteroidit. Rezultatet e ketij hartimi do te perdoren nga ekipi i shkencetareve per te zgjedhur vendin nga e cila do te merret mostra per studim. Pastaj nje qasje e ngushtë (pa ulje) do te tentohet qe te lejoje zgjatjen e nje krahu robotik per te mbledhur mostra (peraferisht 2 kg material qe do merret nga asteroidi)

Nje asteroid u zgjodh si objektiv i studimit per shkak se nje asteroid eshte nje “kapsule kohe ‘nga lindja e sistemit tone diellor. Ne veçanti, Bennu 101955 u zgjodh per shkak te disponueshmerise se materialit te pacenuar te qymyrgurit, nje element kyç ne molekulat organike te nevojshme per jeten, si dhe perfaqesues i materias nga para formimit te Tokes. Molekulat organike, te tilla si aminoacidet, jane gjetur me pare ne meteora dhe mostra te kometave, duke treguar se disa perberesit e nevojshme per jeten mund te sintetizohet natyrshem ne hapësiren e jashtme.

Pas mbledhjes se materialit (nga 60 gram ne 2 kilogram) ne korrik te vitit 2020, mostra do te kthehet ne Toke ne nje kapsulë . Udhetimi i kthimit ne Toke do te jete me i shkurter, qe te testohet ne shtator te vitit 2023. Kapsula do te transportohet ne Qendren e Hapesinore Johnson te NASA’s per perpunim ne nje strukture kerkimore.

Kostoja e misionit do te jete rreth 800 milion $ USD,pa perfshirjen e rraketes qe do e leshoj, e cila kushton rreth 183.500.000 $.

OSIRIS-REx_Mission_Logo_December_2013.svg                   OSIRIS-REx_spacecraft.png

Data e leshimit:8 Shtator,2016 nga Kepi Caneveral,Florida-SHBA

Kohezgjatja e misionit planifikuar te zgjase per 7 vjet.

Per me shume rreth OSIRIS-REx (Origins Spectral Interpretation Resource Identification Security Regolith Explorer),vizitoniz:www.nasa.gov/osirisrex  dhe www.asteroidmission.org

Operator:NASA

Website:asteroidmission.org

Per me shume:http://solarsystem.nasa.gov/

Referencat:NASA

Perditesimi per here te fundit 10 shkurt,2017.

Tags:ASTEROIDE, EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, NASA, OSIRIS-REX

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...