Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Ylli Polar, a ka qenë gjithmonë i tillë ai?

Ylli Polar është ylli më i ndritshëm në yjësinë e Arushës së Vogël. Yllin polar mund ta quajmë edhe ylli alfa i Arushës së vogël, sepse është ylli më i ndritshëm i kësaj yjësie.

Ai gjendet pothuajse saktësisht në zgjatimin e vijës imagjinare që bashkon Polin e Jugut me Polin e Veriut të Tokës. Për këtë arsye ka qenë dhe është ende një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm. Udhetarët e kanë përdorur për t’u orientuar dhe për të gjetur Veriun.

A është plotësisht e drejtë të mendojmë se boshti i Tokës ruan pozicionin e tij në hapësirë dhe shikon gjithmonë nga Ylli Polar?

Jo, nuk është plotësisht e drejtë.

Vështroni edhe një herë fugën rrotulluese, këtë model të vogël të rruzullit tokësor. Boshti i saj ruan shumë mirë pozicionin e tij gjatë rrotullimit, si rrjedhim ajo nuk bie. Kur fuga rrotullohet, ju vini re se boshti përshkruan një figurë që i ngjan hinkës të kthyer me kokë poshtë.

Është vërtetuar se boshti i rruzullit tokësor (i këtij xhiroskopi gjigant) e ndryshon shumë ngadalë drejtimin e tij në hapësirën qiellore.

Ai përshkon në hapësirë dy kone gjigante, kulmet e të cilave bashkohen në qendër të Tokës. Një lëvizje e tillë kryhet për një periudhë shumë të gjatë kohe, për 26 mijë vjet.

Prandaj boshti i Tokës jo gjithmonë ka shikuar nga Ylli Polar. “Poli i Botës” vazhdimisht ndryshon pozicionin e tij në qiell.

Do të kalojnë mijëvjeçarë dhe Ylli Polar nuk do të ndodhet më mbi Polin e Veriut. Pra ai nuk do të jetë më “polar”.

Pas 12 mijë vjetësh, boshti tokësor do të ketë përshkruar afro gjysmën e konit të tij 26-mijëvjeçar dhe do t’i jetë drejtuar yllit të dukshëm Vega (në yllësinë e Lirës). Atëherë ylli Vega do të jetë për Tokën “yll polar”.

Por do të kalojnë edhe 14 mijë vjet. Boshti i Tokës do ta përshkojë gjithë konin dhe do të kthehet në pozicionin e tanishëm. Ai përsëri do të jetë drejtuar nga Ylli Polar, në yllësinë e Arushës së Vogël.

Një lëvizje të tillë kozmike bën Toka së bashku me ne. Ketu del qarte se sa e ndërlikuar është tabloja e lëvizjeve shumëformëshe në gjithësi!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...