Anija New Horizons e NASA-s ka kapur kete pamje me rezolucion te larte, pamje e me ngjyra e henes me te madhe te Plutons, Karont, pak para se qasja me te afert me 14 korrik, 2015. Imazhi eshte kombinimi i imazheve ne ngjyre blu, te kuqe dhe infra te kuqe marre nga kamera e quajtur MVCI ne bordin e sondes New Horizons; ngjyrat jane te perpunuara per te nxjerre ne pah me te mire variacionin e tiprareve siperfaqesore ne te gjithe henen me te madhe te plutos – Karont. Shkencetaret kane mesuar se materiali i kuq ne pjesen veriore (imazhi larte) rajonin polar – i quajtur jozyrtarisht Mordor Macula – eshte e perpunuar kimikisht nga metani qe u arratis nga atmosfera Plutos per ne Karont. Karon eshte 754 milje (1.214 kilometra) ne diameter; ky imazh zgjidh detaje te vogla te siperfaqes se henes, 1.8 milje (2.9 kilometra).
Metani ne pjesen Veriore te Karont.
Ekipi ka kombinuar analizat nga imazhe e detajuara te Charon marra nga NH me modele kompjuterike se si akulli eshte zhvilluar ne pole. Shkencetaret kishin spekuluar se metani nga atmosfera Plutos ishte bllokuar ne Polin e Verior te Charont dhe ngadale eshte shnderruar ne material te kuq, por nuk kishte modele per te mbeshtetur kete teori.
Tags: Dwarf Planets, Moons, New Horizons, Pluto, Solar System
Credits: NASA/JHUAPL/SwRI

You must be logged in to post a comment Login