Ne tetor 2012, asteroidi 2012 TC4 kishte nje takim te ngushte me Token. Ai i kaloi planetit tone ne nje distance vetem nje te katerten e distances Toke–Hene. Ne tetor 2017, ky asteroid i vogel, me nje madhesi prej vetem 15 deri 30 metra, do te kthehet per nje tjeter takim shume te ngushte, duke e bere ate objekt te persosur per te testuar rrjetin e zbulimit dhe ndjekjen e asteroideve.
Ndersa 2012 TC4 nuk mund te vezhgohej per disa vite, orbita e tij nuk ishte shume e njohur. Ne vecanti, astronomet ende nuk mund ta parashikojne se sa afer do te vije gjate fluturimit te ardhshem ne 2017-ten. Pra, gjetja e tij perseri dhe vezhgimi i tij ne detaje eshte thelbesor per te mesuar me shume rreth asaj se sa afer do te kaloj dhe ripercaktimin e te kuptuarit te rruges qe do te marre.
Per shkak se asteroidi eshte kaq i vogel dhe ende larg, eshte shume i zbehur dhe per kete arsye eshte edhe e veshtire te shikohet. Sidoqofte, duke perdorur Teleskopin Shume te Madh te ESO’s (VLT), astronomet ishin ne gjendje te merrnin kete imazh te vizitorit tone te ardhshem per here te pare ne shume vite dhe per te llogaritur trajektoren e tij. Ky vezhgim i ri nenkupton nje distance te afert me token prej rreth 44 000 kilometra, qe korrespondon me 6.85 rreze te Tokes, me 12 tetor 2017.[ Ka ngjasa qe ky asteroid te godas Token ]
VLT i ESO nuk eshte i vetmi teleskop qe vezhgon 2012 TC4. Nje fushate e madhe nderkombetare vezhgimi per te identifikuar dhe studiuar kete objekt eshte ne proces, duke perfituar nga takimi i tij shume i ngushte. Tani qe VLT e ka gjetur 2012 TC4 serish, nje orbite e re e perditesuar eshte ne dispozicion. Teleskope te ndryshem ne te gjithe boten tani jane ne gjendje te gjejne asteroidin dhe po e studiojne ate, duke perfituar nga kjo mundesi e rralle per te studiuar nje asteroid ne detaje te tilla.
Per me shume vizitoni: http://2012tc4.astro.umd.edu/
Perditesimi per here te fundit 22 shtator,2017
Tags:ASTEROIDE, ESA, ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, SISTEMI DIELLOR

You must be logged in to post a comment Login