Connect with us

Hi, what are you looking for?

ESO-Observatori Jugor Europian

ESO-Observatori Jugor Europian.

Logoja e ESO's.

Astronomia është përshkruar shpesh herë si shkenca më e vjetër. Nuk mund të ketë dyshime, se një shikim tek shiriti i yjeve në Rrugën e Qumështit në një natë të qartë, mund të ketë qenë një panoramë frymëzuese për popujt e të gjithë moshave e kulturave. Sot, astronomia qëndron si një nga shkencat më moderne dhe dinamike, duke përdorur disa nga teknologjitë më të avancuara dhe teknikat më të sofistikuara në dispozicion të shkencëtarëve. Këto janë kohë emocionuese për astronominë: teknologjia tani na lejon neve studimin e objekteve deri në kufirin e Universit si dhe në detektimin e pranisë së planetëve rreth yjeve të tjerë. Ne mund të fillojmë ti përgjigjemi pyetjes themelore, e cila magjeps secilin prej nesh: a jemi vetëm në Univers?

Paranal Observatory

ESO është organizata ndërkombëtare më e shquar shkencore dhe teknologjike për astronominë. Ajo ka një program ambicioz të fokusuar në dizenjimin, ndërtimin dhe përdorimin e pajisjeve tokësore të fuqishme vëzhguese me qëllim mundësimin e zbulimeve të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol kryesor në promovimin organizimin e bashkëpunimin e kërkimit në lidhje me astronominë.

ESO përdor tre zona vëzhgimi unike në të gjithë botën, në shkretëtirën Atacama të Kilit: La Silla, Paranal dhe Chajnantor. Zona e parë e ESO-s ndodhet në La Silla, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit, në malin 600 km në veri të Santiago-s të Kilit. Ai është pajisur me një numër teleskopësh optikë me pasqyra deri në 3.6 metra. Teleskopi 3.5 metra ‘New Technology Telescope’ arrin kufinjtë e inxhinierisë dhe projektimit, ai është teleskopi i parë në botë me pasqyrën kryesore të komandueshme nga kompjuteri, një teknologji kjo e zhvilluar tek ESO dhe tani ky komandim kompjuterik i pasqyrave aplikohet në shumicën e teleskopëve më të mdhenj në mbarë botën. Teleskopi 3.6 metra është vendi ku ndodhet gjuetari më i famshëm në botë për planetët që ndodhen jasht sistemit diellor: HARPS ‘High Accuracy Radial velocity Planet Searcher’, një spektrograf me një precizion të paarritshëm.

Edhe La Silla mbetet në krye në lidhje me astronominë, dhe është akoma e dyta për nga produktiviteti shkencor në lidhje me astronominë e bazuar në vëzhgimet nga toka, në zonën 2600 metra mbi nivelin e detit, në Paranal ndodhet grupi: (VLT) ‘Very Large Telescope’, objekti flamurtar i astronomisë Evropiane. Paranal ndodhet rreth 130 km në jug të Antofagasta në Kili, 12 km larg bregut të oqeanit Paqësor. Ky është vendi më i thatë në botë. Punimet shkencore filluan në vitin 1999, dhe kanë dhënë rezultat të lartë në shumë programe kërkimore.

VLT është një teleskopi më i pazakonshëm, i bazuar në teknologjinë më të fundit. Ai nuk është i vetëm por një grup prej 4 teleskopësh, secili me një pasqyrë kryesore prej 8.2 metrash në diametër. Me secilin prej këtyre teleskopëve, me 1 orë ekspozim mund të shihen objekte qiellore deri në magnitudën 30. Këto objekte janë 4 miliardë herë më të errët se ato që shihen me syrin e lirë.

VLT gjithashtu ka dhe 4 teleskopë ndihmës, të lëvizshëm. Një nga karakteristikat më interesante të VLT-së është mundësia e përdorimit të tij si një interferometër optik gjigand ‘VLT Interferometer’ ose VLTI. Kjo mundësohet duke kombinuar dritën e disa teleskopëve njësi, ose të teleskopëve ndihmës (Auxiliary Telescopes). Në funksionin e tij interferometrik, teleskopi ka një qartësi në fotot e tij të njëjtë me atë të një teleskopi me përmasa sa largësia midis dy pasqyrave më të largëta. Për VLTI, së bashku me teleskopët ndihmës, kjo largësi është deri në 200 metra.

Çdo vit, bëhen rreth 2000 propozime për përdorimin e teleskopëve të ESO-s, duke kërkuar mesatarisht 4 dhe 6 herë më shumë netë qëndrimi nga sa është e mundur. ESO është observatori astronomik më produktiv në botë, i cili rezulton në shumë publikime peer-revieë: vetëm në vitin 2013, janë publikuar mbi 840 artikuj të bazuara nga të dhënat e ESO-s. Artikujt kërkimorë të bazuara nga të dhënat e VLT janë përmendur dy herë më shumë se mesatarja. Rendimenti i lartë i “makinerive shkencore” të ESO-s shihet tek sasia e madhe e të dhënave që nxirren për një kohë të caktuar. Këto ruhen në arkivin shkencor tek zyrat qendrore të ESO-s. Tani arkivi përmban më shumë se 1.5 milion foto apo spektra me një vëllim totale prej rreth 65 terabajt të dhënash (65,000,000,000,000 bajt). Kjo është sasia që përmbajnë rreth 20 milion libra me nga 1000 faqe secili, mund të duhen rreth 1000 kilometra rafte librash për ti mbajtur!

“Atacama Large Millimeter/submillimeter Array” (ALMA), projekti më i madh ekzistues me bazë në tokë, në fushën e astronomisë. ALMA do të përbëhet nga një grup prej 66 antenash me diametra 12 dhe 7 metra, të cilat vëzhgojnë gjatësitë e valës të rendit të milimetrit dhe submilimetrit. Ndërtimi i ALMA-s nisi në vitin 2003. Parashikohet që ajo të nisë vëzhgimet shkencore në vitin 2011. ALMA ndodhet tek Llano de Chajnantor, në lartësinë 5000 metra mbi nivelin e detit – observatori më i lartë në botë. Projekti ALMA është një partneritet midis Evropës, Azisë Lindore dhe Amerikës Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ESO është partneri Evropian tek ALMA. Chajnantor është gjithashtu shtëpia e teleskopit APEX me diametër prej 12 metra që vëzhgon gjatësitë e valës të rendit të milimetrit dhe submilimetrit. Ky teleskop është në përdorim të ESO-s për llogari të ‘Onsala Space Observatory’, Institutin ‘Max Planck’ për Radio Astronominë si dhe për vetë ESO-n.

Hapi tjetër përtej VLT-së është ndërtimi i një teleskopi tjetër të emëruar: ‘European Extremely Large optical/infrared Telescope’ (E-ELT), me një pasqyrë kryesore prej 39 metrash. E-ELT do të jetë ‘syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit’ – teleskopi më i madh optik/pranë infra të kuqes, në mbarë botën – dhe ESO po planifikon ndërtimin e tij së bashku me komunitetin. E-ELT do ti përgjigjet pyetjeve më urgjente akoma pa përgjigje në fushën e astronomisë. E-ELT mund të ndryshojë përceptimin tonë mbi Universin po ashtu siç e ndryshoi edhe teleskopi i Galileo’s, 400 vjet më parë. Nisja e punimeve për ndërtimin e E-ELT është planifikuar në fund të vitit 2014. ndërsa nisja e punës me të planifikohet në fillim të dekadës tjetër.

Selia qendrore e ESO-s ndodhet në Garching, pranë Munich në Gjermani. Kjo është qendra shkencore, teknike dhe administrative e ESO-s, aty zbatohen programet për zhvillimin teknik duke i pajisur observatorët me instrumentet më të avancuara.

Website:http://www.eso.org/

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Java ne AstroAlb-2 tetor,9 tetor. – AstroAlb-Astronomy

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...