Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Hipoteza e Shmitit rreth krijimit të planetëve

     Në kohën e fundit gjithnjë e më shpesh janë të pranishmë hipotezat, të cilat flasin se Toka dhe planetët tjerë janë krijuar nga dendësimi i grimcave të ftohta të pluhurit kozmik. Një hipotezë të këtillë më të njohur e ka paraqitur, në vitin 1946, shkencëtari dhe akademiku sovjetik, Oto Juleviq Shmit (1891-1956). Sipas hipotezës së tij, Dielli duke lëvizur rreth boshtit të Galaktikës, para rreth 6 miliardë vitësh, ka kaluar nëpër mjegullinën e pluhurit kozmik dhe ka tërhequr me vete një pjesë të kësaj mjegulline. Pastaj, kjo pjesë e mjegullinës është rrotulluar rreth Diellit. Në të janë ndeshur vazhdimisht thërmijat e pluhurit kozmik, duke u dendësuar në masë më të madhe edhe në fund janë formuar planetët. Edhe vetë planetët i kanë tërhequr pjesët e vogla të mbeturinave të mjegullinë së pluhurit kozmik dhe prej atyre pjesëve janë krijuar satelitët e tyre. Dielli me afërsinë e vet, ka tërhequr tërë pluhurin që ka qenë në afërsi të Merkurit dhe të Afërditës, prandaj Merkuri dhe Afërdita nuk kanë satelitë të tyre. Planetët e mëdhenj, që gjenden më largë nga Dielli, kanë tërhequr sasi më të mëdha të pluhurit kozmik, prandaj kanë një numër më të madh të satelitëve.
     Në dallim nga hipoteza e Kant – Laplasit ose hipoteza e Xhinsit, sipas hipotezës së Shmitit, Toka, planetët e tjerë dhe satelitët janë krijuar si trupa të ftohtë. Pjesa e brendshme e ftohtë dhe e rrallë ngjeshet, ndërsa nga fërkimi dhe presioni fillon ngadalë të nxehet. Kur temperature arrin në një shkallë të lartë, fillojnë reaksionet termobërthamore të shndërrimit të hidrogjenit në helium. Në këtë mënyrë në brendësi të planetëve, pra edhe të Tokës, është sajuar nxehtësia. Me rritjen e temperaturës masa e Tokës gradualisht shndërrohet në masë plastike. Për këtë shkak ka ardhur deri te depërtimi gradual i materjeve më të lehta kah sipërfaqja, ndërsa ato më të rënda, kanë zbritur në qendrat e tyre. Ky proces ende vazhdon. Prandaj, disa pjesë të sipërfaqes së Tokës gradualisht vijnë duke u lartësuar, ndërsa të tjerat më të rënda, ulen dhe fundosen. Kohë pas kohe këto procese janë të përcjella me tërmete dhe erupcione vullkanike.
      Duhet të përmendim edhe hipotezat e Çembërlenit, të Miltonit, të Vajsekerit, të Arenijusit, të Kuperit, të Xhefrejsit, të Kameronit dhe atë të Hojlit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...