Ne nje distance prej rreth 60 milione vitesh, Grumbulli Galaktikor Fornax eshte nje nga grupet me te pasura dhe me te aferta galaktikore me rrugen e qumeshtit. Opsione per shkarikim te imazhit
Grupet galaktikore si kjo jane te zakonshme ne Univers dhe ilustrojne ndikimin e fuqishem te gravitetit ne distanca e medha, duke terhequr se bashku galaktika individuale ne kete rajon.
Grupi Fornax permban te pakten 60 galaktika te medha dhe nje numer te ngjashem galaktikash xhuxh.
Ndoshta anetari me interesant eshte galaktika lentikulare NGC 1316.
Ajo ka perjetuar nje histori dinamike, duke u formuar nga shkrirja e galaktikave te shumta te vogla. Shtremberimet gravitacionale te se kaluares aventureske te galaktikes kane lene shenjen ne strukturen e saj.
Valezime te medha,dhe harqe e perfshira ne rrethinat e ndritshme te NGC 1316 u vezhguan per here te pare ne vitet 1970 dhe ato mbeten nje fushe aktive e studimit per astronomet bashkekohore, te cilet perdorin teknologjine me te fundit teleskopike per te vezhguar detajet me te vogla te struktures se pazakonte te galaktikes permes nje kombinimi imazhesh dhe modelimi.
Bashkimet qe formuan NGC 1316 cuan ne nje rrjedhje te gazit, i cili furinzoj nje objekt ekzotik astrofizik ne qender te kesaj galaktike : nje vrime e zeze supermassive me nje mase rreth 150 milion here me te madhe se ajo e Diellit.
Teksa kjo vrime e zeze mbledh material rreth zonave perreth te tij, ky perbindesh kozmik prodhon rryma jashtezakonisht te fuqishme , qe nga ana e saj e bene NGC 1316 burimin e katert me te ndritshem te vezghuar ne gjatesite e radios ne qiell.
Ky imazh eshte marre nga Teleskopit Studiues (VST) ne Observatorin Paranal te ESO-s ne Kili, si pjese e studimit te Thelle te Fornax-it, nje projekt qe ofron nje studim te thelle dhe shume imazhues te Grupit Fornax.
Nje leter e prezantuar “The Fornax Deep Survey with VST. II. Fornax A: A Two-phase Assembly Caught in the Act”, nga E. Iodice et al., eshte publikuar ne Astrophysical Journal.
Link
Perditesimi per here te fundit 27 tetor,2017.

You must be logged in to post a comment Login