Kjo galaktike spektakolare spirale, e njohur si NGC 1964, eshte afersisht 70 milion vite drite larg ne konstelacionin e Lepus (Lepurit). NGC 1964 ka nje berthame te ndritshme dhe te dendur. Kjo berthame ndodhet brenda nje disku lara-lara oval, i cili ne vetvete eshte i rrethuar nga krahe te ndryshem spiral me yje te ndritshem. Qendra e ndritshme e galaktikes u vezhgua nga astronomi William Herschel me 20 nentor 1784, duke cuar ne zbulimin e galaktikes dhe dokumentacionin e mevonshem ne Katalogun e Pergjithshem te Ri.
Pervec se permban yje, NGC 1964 jeton drejt nje seksioni te dendur yjesh qe ndodhen brenda Rruges se Qumeshtit. Ne kete kendveshtrim bere nga Imazhuesi me Fushe te Gjere (WFI) – nje instrument i montuar ne teleskopin MPG / ESO 2.2 metersh ne Observatorin e ESO’s La Silla, Kili – nodhet ylli HD 36785 qe mund te shihet afer galaktikes. Mbi te qendrojne dy yje te tjere te quajtur HD 36784 dhe TYC 5928-368-1 – dhe yll i madh i ndritshme nen NGC 1964 njihet si BD-22 1147.
Kjo pamje e NGC 1964 gjithashtu permban nje sere galaktikash te tjera, te dukshme ne sfond.
Credit:ESO/Jean-Christophe Lambry
Perditesimi per here te fundit 2 tetor,2017.
Tags:ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, GALAKTIKA, UNIVERSI, YJET

You must be logged in to post a comment Login