Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

ASTEROIDET

Asteroidet janë trupa qiellorë të vegjël dhe të ftohtë në formë sferike ose të parregullt. Asteroidet i quajmë edhe  planetë të vegjël ose ndryshe planetoide. Ndriçojnë nga reflektimi i dritës së Diellit. Prej, 60.000 asteroidesh, sa mund të shihen, deri më sot janë studiuar rreth2500. Edhe tani vazhdojnë studimet e tyre.asteroidi më i madh është Cereci, që ka diametrin rreth 768km. Pastaj vijnë asteroidet më të vegjëlsikurse janë: Palada me diametër rreth 489 km, Vesta me 385 km dhe Junona me 190 km. te shumica diametric është vetëm disa kilometra, prandaj nuk shihen me sy të lirë. Forca e gravitetit te asteroidet është e vogël. Se sa është graviteti i vogël i asteroideve na tregon ky shembull: një peshë e rëndë 60 kg në asteroid me diametër prej 6 km do të peshonte vetëm 30 kg. Për shkak të forcës së gravitetit të dobët asteroidet nuk kanë atmosferë.
Më së pari është zbuluar asteroid Cereri më 1 janar 1801 dhe u zbulua nga astronomi Italian Xh. Piaci nga Palermoja. Ai këtë asteroid e quajti ‘’Cerer’’ sipas emmrit të hyjnisë mitologjike, mbrojtëses së Sicilisë. Më 1802 zbulohet Palada, pastaj 1804 Junona, më 1807 Vesta, ndërsa më 1949 Ikar. Gjithashtu asteroidet janë emëruar edhe me emra shtetesh si: Italia, Gjermania, Kroacia, Japonia, pastaj qyteteve emra shkenctarësh etj. si: Moska, Koperniku etj.
Asteroidet lëvizin nëpër rrugë eliptike dhe kryesisht gjenden  ndërmjet trajektores së Marsit dhe Jupiterit, në largësi prej 290 deri 520 milion km. Mirëpo disa asteroide i kanë trajektoret më të zgjatura e sit ë tilla depërtojnë përtej trajektores së Marsit. Tokës etj dhe i afrohen Diellit. Kështu është rasti me asteroidin Ikar, që i afrohet Diellit 28 milion km. Asteroidet rrotullohen rreth diellit për një periudhë prej 1 deri 14 vite të Tokës, ndërsa rreth bushtit të tyre rrotullohen për 4 orë. Vetëm asteroidi Avnomea rrotullohet për 12 orë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...