Nje shekull me pare, Albert Einstein botoi teorine e tij te famshme te relativitetit. Ai propozoi qe te gjitha objektet fizikisht e shtremberojne strukturen e hapesires, me masa me te medha qe prodhojne nje efekt me te theksuar dhe objekte shume masive (si Dielli) duke shkaktuar qe drita qe vjen pas ketyre objekteve te shtremberohet. Nje efekt i tille u vezhgua per here te pare gjate eklipsit diellor te vitit 1919 nga astronomi anglez Artur Eddington.
Studiuesit duhet te prisnin nje shekull, megjithate, per te pasur nje teleskop te fuqishem sa duhej per te zbuluar keta mikrolente gravitacionale te shkaktuara nga nje yll jashte sistemit diellor. Edhe rreth objekteve me masa shume te medha, si yjet, ky efekt eshte shume i vogel, duke bere zbulime te tilla jashtezakonisht te veshtira per teleskopet me baze ne toke. Megjithate, eshte brenda mundesive te Hubble , i cili mblodhi te dhenat qe perbejne kete animacion.

Pamja mund t’iu mashtroje. Ne kete imazh nga Hubble jane paraqitur ylli i bardhe xhuxh Stein 2051B dhe nje yll me i vogel poshte tij. Ylli qe ndodhet me poshte, gjithsesi ndodhet me larg –5000 vite-drite larg ndersa Stein 2051B ndodhet vetem 17 vite drite larg. Imazhi i plote dhe teksti.
Ylli i ndritshem ne qender te imazhit eshte xhuxhi i bardhe Stein 2051B, vetem 17 vite drite nga Toka. Ylli me i vogel me poshte eshte rreth 5000 vite drite larg. Astronomet vezhguan Stein 2051B tete here brenda dy viteve, teksa xhuxh i bardhe udhetoi para yllit te larget qe ndodhet prapa tij ne sfond. Gjate ketij rreshtimi–kozmike, graviteti i xhuxhit te bardhe qe ndodhet me afer e beri driten nga ylli i larget, te menjanohet/zhvendoset 2 miliarde sekonda nga pozicioni i saj aktual. Ky devijim eshte kaq i vogel saqe eshte ekuivalent me vezhgimin e nje zvarritje te nje milingone ne siperfaqen e nje monedhe prej 1 € nga 2300 kilometra larg.
Duke perdorur matjen e devijimit, astronomet e Hubble llogariten se masa e xhuxhit te bardhe eshte afersisht 68 perqind e mases së diellit. Ky rezultat perputhet me parashikimet teorike.
Per me shume rreth Hubble, vizitoni: http://www.spacetelescope.org/
Perditesimi per here te fundit 11 nentor,2017.

You must be logged in to post a comment Login