Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

RELIEVI I KOSOVËS

Relievi i Kosovës përbëhet prej maleve dhe fushëgropave. Malet zënë 63% të sipërfaqes dhe ndahen në male periferike që bëjnë kornizën e Kosovës dhe në male qëndrore të cilat i ndajnë dy fushat kryesore të Kosvës.
Në malet periferike bëjnë pjesë Alpet Shqiptare në perëndim, Malet e Hasit, Mali Sharr, Karadaku, Malet Lindore dhe Kopaoniku me Rogoznen. Në këto male përkatësisht në malet e Sharrit gjendet maja më e lartë në Kosovë që është Maja e Njerit ose Rudoka e Madhe me 2658 m, duke e rrëzuar kështu Gjeravicën me 2656 m. Malet qëndrore të Kosovës ndodhen në mes të saj dhe në të gjenden malet e Drenicës, Horstit të Dukagjinit. Janë të ulëta dhe më të kalueshme se ato periferike, të ndara dhe të prera me lugina të tërthorta. Midis maleve Lindore dhe Perëndimore të Drenicës është ulur Lugu i Drenicës.
Fushëgropat dhe luginat e Kosovës ndodhen brenda kornizës malore kosovare dhe zënë sipërfaqe më të vogël se malet, rreth 37%. Fushëgropat janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Fushat e Kosovës janë: Fushëgropa e Dukagjinit, Fusha e Kosovës, Fushëgropa e Moravës, Lugina e llapit dhe ajo e Drenicës.
Bërthama më e vjetër e relievit të Kosovës është masa e Rodopeve, që përfshinë pjesën lindore të Rrafshit të Kosovës. Lëvizjet tektonike kanë krijuar konturën e parë të relievit kosovar. Intensiteti i lëvizjeve malformuese është manifestuar në ngritjen e zonës malore dhe në fundosjen e Fushëgropës së Dukagjinit dhe Kosovës në oligomiocen.
Alpet Shqiptare janë formuar gjatë malformimit alpin i cili proces ka pasur ndikim edhe në Masivin malor të Sharrit.
Të gjitha pjesët e fundosura gjatë neogjenit mbulohen me ujërat e pellgjeve liqenore, në të cilat gjatë neogjenit janë shtresuar sasi të mëdha të materialit liqenor.
Sipas krijimit, malet e Kosovës ndahen në tri grupe:1 male të rrudhosura, 2 male shkarëse, 3 male vullkanike.

1 Comment

1 Comment

  1. Elona

    April 10, 2022 at 11:59 am

    Cilat janë malet e vjetra dhe të reja në Kosovë?

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...