Nje grup shkencetaresh zbuluan se kane derguar nje mesazh te detajuar ne nje planet te afert me shpresen per te kontaktuar me jeten e huaj atje — dhe shpresojne te dergojne nje tjeter se shpejti.
Projekti, i quajtur Sónar Calling GJ273b, u drejtua nga organizata Sónar, e cila kerkoi ndihmen e METI International (Messaging Extraterrestrial Intelligence) dhe Institutit te Studimeve Hapesinore te Katalonjes (IEEC) ne Spanje.
Me 16, 17 dhe 18 tetor te ketij viti, grupi dergoi nje seri transmetimesh duke perdorur antenen EISCAT (European Incoherent SCATter Scientific Association) ne Tromsø, Norvegji. Keto transmetime jane shpallur publike me 16 nentor.
Mesazhet u derguan ne egzoplanetin GJ 273b, nje super-Toke rreth 2.9 here me e madhe se planeti yne qe orbiton ne zonen e banueshme te yllit te saj. Ylli eshte i njohur si Ylli i Luyten, ose GJ 273, nje xhuxh i kuq i vendosur rreth 12.4 vjet drite nga Toka. Nese eshte dikush atje, ne mund te presim nje pergjigje brenda 25 vjetesh.
“Ne kemi zgjedhur yllin e Luyten, i njohur edhe si GJ273, sepse eshte ylli me i afert qe eshte i dukshem nga hemisfera veriore qe dihet te kete nje egzoplanet potencialisht te banueshme “, tha per IFLScience Douglas Vakoch, Presidenti i METI.
Keto jane mesazhet e para nderyjore te derguara ndonjehere nga METI, por njoftimi i qe u be vjen ne nje pervjetor te rendesishem. Dyzet e tre vjet me pare, Arecibo Message u dergua drejt grumbullit yjor M13, qe eshte 25,000 vjet drite nga Toka, me shpresen per te bere kontakt me alienet. Nje pergjigje nga cdo planete atje do te merrte 50,000 vjet per te marre nje pergjigje nga ata- keshtu qe kjo iniciative e fundit synon t’i shpejtoje gjerat pak.
“Ky projekt teston hipotezen e kopshteve zoologjike, qe thote se ndoshta qyteterimet jashtetokesore jane shume me afer sesa do ta imagjinonim, ndoshta edhe rreth yjeve me te afert, por ata po na shikojne si ne shikojme kafshet ne kopshtin zoologjik”, tha Vakoc.
Mesazhi perfshin 33 copa muzikore, secila prej 10 sekondash te gjata, qe u porositen per projektin. Ai gjithashtu permban nje tutorial matematikor dhe shkencor te krijuar nga METI qe fillon me parimet themelore dhe nderton konceptet me komplekse, per te treguar inteligjencen tone.
Perditesimi per here te fundit 25 nentor, 2017.
Tags:EGZOPLANETE, UNIVERSI, YJET

You must be logged in to post a comment Login