Connect with us

Hi, what are you looking for?

Rruga e Qumeshtit

Teleskopet Hapesinor te NASA’s zbulojne nje ‘Xhuxh te Kafte’ te pakapshem

Ne bashkepunimin e pare te tyre,teleskoper e NASA’s – Spitzer dhe Swift kane bashkuar forcat per te vezguar nje ngjarje mikrolenteje, kur nje yll i larget ndricon per shkak te fushes gravitacionale nga te pakten nje objekt i dukshem kozmik. Kjo teknike eshte e dobishme per gjetjen e trupave me mase te ulet qe rrotullohen rreth yjeve, te tille si planetet. Ne kete rast, vezhgimet zbuluan nje xhuxh te kaft.

Xhuxhet e kafte mendohet te jene lidhja qe u mungon mes planeteve dhe yjeve-me masa deri ne 80 here ate te Jupiterit. Por qendrat e tyre nuk jane te nxehta apo te dendura te mjaftueshme per te gjeneruar energji permes fuzionit berthamor ajo qe yjet bejne. Cuditerisht, shkencetaret kane zbuluar qe, per yjet afersisht masen e diellit tone, me pak se 1 per qind kane nje xhuxh te kaft orbital brenda 3 AU (1 AU eshte distanca mes tokes dhe diellit). Ky fenomen quhet “shkretetira e xhuxheve te kafte .”
Xhuxhi i sapozbuluar i kaft, i cili orbiton nje yll prites, mund te banoje ne ”kete shkretetire”sic e shpjeguam me siper. Zbulimi i ketij xhuxhi te kafte, me nje emer OGLE-2015-BLG-1319, shenon heren e pare qe dy teleskope hapesinore kane bashkepunuar per te vezhguar nje ngjarje mikrolenteje (microlensing).

Brown Dwarf Microlensing Diagram

Cfare eshte nje ngjarje mikrolenteje?

Nje ngjarje mikrolenteje,eshte kur nje yll ne sfond sherben si nje elektrik dore per vezhguesit. Kur nje objekt masiv kalon perpara yllit ne sfond pergjate vijes se syve, ylli ne sfond ndricon sepse objekti dukshem shmang dhe fokuson driten nga ylli ne fjale ne sfond. Ne varesi te mases dhe shtrirjes ,ylli ne sfond mund te shfaqet shkurtimisht mijera here me i ndritshem.

Nje menyre per te kuptuar me mire vetite e sistemit te lenteve eshte per te vezhguar ngjarjen e mikrolenteve nga me shume se nje pike e favorshme. Duke pasur teleskope te shumte ne hapesire-dhe vezhgimin e ketyre objekteve nga me shume se nje pike, shkencetaret mund te perfitojne nga “paralaksi,” ndryshimi i dukshem ne pozicionin e nje objekti, si shihet nga dy pika ne hapesire.

Studimi i ri

Spitzer ka verejtur sistemin binar qe permban xhuxhin e kaft ne korrik te 2015, gjate dy javeve te fundit te fushates se mikrolenteve qe teleskopi hapesinor pati per ate vit.

Ndersa Spitzer eshte mbi 1 AU larg tokes, Swift eshte ne nje orbite te ulet te tokes . Swift shikoj sistemin binar ne fund te qershorit 2015 nepermjet mikrolenteve, duke bere per here te pare qe ky teleskop ka vezhguar nje ngjarje te tille. Por Swift nuk eshte shume larg nga teleskopet me baze tokesore sa per te marre nje pamje te ndryshme te kesaj ngjarjeje te veçante, keshtu qe nuk eshte matur paralaksi mes ketyre te dyve. Kjo u jep shkencetareve njohuri ne kufijte e aftesive te teleskopit per lloje te caktuara te objekteve dhe distancave.

Duke kombinuar te dhenat nga keto teleskope hapesinore dhe me baza tokesore hulumtuesit percaktuan se xhuxhi i kafte i zbuluar eshte ne mes 30 dhe 65 masa te Jupiterit. Ata gjithashtu gjeten se xhuxhi i kafte orbiton nje xhuxh te tipit K, nje lloj ylli qe tenton te kete rreth gjysmen e mases se diellit. Hulumtuesit ne baze te dhenave qe moren kane percaktuar dy distanca qe ky yll mund te kete -midis: 0.25 AU dhe 45 AU.Distanca 0.25 AU do ta vendoste kete sistem ne ”shkretetiren e xhuxheve te kafte”.

Perditesimi per here te fundit 11 nentor,2016.

Credits: NASA/JPL-Caltech

Tags:RRUGA E QUMESHTIT, SWIFT, TELESKOPI SPITZER, YJET

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...