Connect with us

Hi, what are you looking for?

Asteroide

Asteroidi 3200 Phaethon do të kalojë afër Tokës më 16 dhjetor

Koncept artistik. Credit NASA/JPL

Një asteroid i madh i njohur si Phaethon 322, i cili është tre milje në gjatësi, do të afërohet me Tokën më 16 dhjetor. Ky asteroid i veçantë raportohet të jetë sa gjysma e madhësisë së Chicxulub, asteroid që ishte përgjegjës për fshirjen e dinosaurëve te planetit. Për shkak të orbitës së ti të veçantë, asteroid gjithashtu thuhet se do të shkojë më pranë diellit se çdo asteroid tjetër.

NASA ka quajtur 322 Phaethon “një asteroid potencialisht i rrezikshëm”. Sidoqoftë, pavarësisht se sa afër do të jetë Phaethon 322, do të jetë ende 6.4 milionë kilometra larg. Pa dyshim mjaft distance e vogel në krahasim me distancen e objekteve në hapësirë, rrugtimi i tij nuk do të jetë aq afere sa që të dëmtojë planetin në ndonje mënyrë.

Ky asteroid thuhet se i hutonte shkencëtarët në të kaluarën pasi që duket se përmbante atribute të një asteroidi, gjithashtu edhe të një komete. Në fakt, në një tjetër takim të aferte me Tokën, shkencëtarët zbuluan pluhur që dilte nga Phaethon 322, gjë që bëri që asteroidi të duket sikur kishte një bisht akulli, diçka që zakonisht shihej vetëm në kometa.

Orbita e asteroidid.

Por për shkak të orbitës së 322 Phaethon, shkencëtarët besojnë se ky filloi te egzistoje diku mes Marsit dhe Jupiterit, ndersa kometat e akullta zakonisht formohen në rajone shumë më të ftohta të hapësirës përtej planetit Neptun.

Asteroidi 3200 Phaethon gjithashtu është përgjegjës për dushin e bukur Geminid të meteoreve që do të ndriçojë qiellin e natës së 13 dhe 14 dhjetorit. Ky asteroid i veçantë u emrua me këtë emer nga djali i perëndisë së diellit i njohur si Helios.

“Me sa duket, ky asteroid ishte një herë, objekt shumë më i madhë. Por afrimet e shumta të tij me diellin e kanë bere atë të shkërmoqet në copa më të vogla që përfundimisht formuan këtë dush meteor. Nëse është kështu, vetë asteroidi mund të jetë mbetja e një bërthame të kometës. orbita jashtëzakonisht e zgjatur e asteroidit, në sajë të së cilës nganjëherë i afrohet Diellit më shumë se Merkuri dhe nganjëherë lëviz larg, më larg se Marsi“.

Më 16 dhjetor, sigurohuni që të shikoni lart në qiell për bukurinë madhështore të universit dhe të gjitha objektet në të, duke përfshirë asteroidin 3200 Phaethon i cili do të fluturojë shumë afër Tokës.

Per me shume vizitoni:

http://earthsky.org/astronomy-essentials/rock-comet-3200-phaethon-geminid-meteor-shower

https://echo.jpl.nasa.gov/asteroids/Phaethon/Phaethon_planning.2017.html

Asteroidet dhe me lajmet me te reja rreth tyre ne shqip:

https://www.astroalbastronomy.com/asteroide

Perditesimi per here te fundit 11 dhjetor, 2017.

Tags: ASTEROIDESISTEMI DIELLOR

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...