Anija kozmike e NASA-s Cassini ka derguar ne Toke pamjen e saj te pare te atmosferes se Saturnit qe kur ka filluar fazen e fundit te misionit te saj (shiko ne). Imazhet e reja tregojne skena nga lart te hemisferes veriore te Saturnit, duke perfshire edhe formen intrigues gjashtekendeshe te veriut te saturnit.
Cassini ka filluar fazen e tij te re te misionit, me nentor 30. Secila nga keto orbita -qe jane 20 ne total -e mbajne anijen lart mbi hemisferen veriore te Saturnit para se ta dergojne ate ne skajet e jashtme te unazave kryesore.
Kamerat e Cassini kane fituar keto pamje te fundit me 2 dhe 3 dhjetor , rreth dy dite para qasjes se pare ne orbiten e re te Cassini. Ne te ardhem Cassini do te marri imazhe me te aferta gjate orbites se tij, duke perfshire disa prej pamjeve nga unazat e jashtme dhe henave te vogla qe orbitojne atje .
“Ky eshte fillimi i fundit te eksplorimit tone historik te Saturnit -. Keto imazhe- dhe te tjerat qe do vijne na kujtojne se ne kemi jetuar nje aventure te guximshme rreth planetit me madheshtore te sistemit diellor,” tha Carolyn Porco,nga ekipi i perpunimit te imazheve te Cassini ne Institutin e Shkencave Hapesinore, Boulder, Kolorado
Me 15 shtator, eshte planifikuar permbyllja e misionit duke e zhytur Cassini ne atmosferen e Saturnit. Gjate renies se saj, Cassini do te transmetoje te dhena per perberjen e atmosferes, derisa sinjali i saj do te humbe.
Leshuar me 1997, Cassini ka bere nje turne ne sistemin e saturnit,qe kur ka arritur atje vitin 2004 per nje studim nga afer te planetit, unazave te tij dhe te henave. Cassini ka bere zbulime te shumta dramatike, duke perfshire nje oqean global me treguesit e aktivitetit hidrotermale brenda henes Enceladus, dhe detet e lengshme te metanit ne nje tjeter hene, ate te Titanit.
Ky kolazh i imazheve nga anija Cassini e NASA-s tregon hemisferen dhe unazat veriore te Saturnit sic shihen me kater filtra te ndryshme spektrale. Cdo filter eshte e ndjeshme ndaj gjatesive valore te ndryshme te drites dhe zbulon rete dhe mjegullen ne lartesi te ndryshme.Pamje me e madhe e imazhit dhe artikulli:
Per me teper informacion rreth fazes se fundit te Cassini ne Saturn,vizitoni:https://saturn.jpl.nasa.gov/news/2966/ring-grazing-orbits
Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.
Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:
Perditesimi per here te fundit 7 dhjetor,2016.
Tags:Cassini,Planetet,Sistemi Diellor,Saturni.

You must be logged in to post a comment Login