Anija New Horizonse NASA-s ka treguar keto te dhena kompozicionale per kater satelitet e vogla te Plutos. Te dhenat e reja tregojne se siperfaqja e Hydras, hena me e vogel e larget e Plutonit, eshte e dominuar nga akulli – konfirmimi len te kuptohet qe shkencetaret kapen ne imazhet e New Horizons siperfaqe shume reflektuese te Hydra-s.Gjithashtu shiko edhe kete [Anija New Horizons merr fotot e dy henave te vogla te Plutos]
Hena Hydra e Plutos–Hena me e larget e Plutos.Fotoja: NASA/JHUAPL/SwRI
Te dhenat e reja kompozicionale, u moren me instrumentin Ralph/Linear Etalon Imaging Spectral Array (LEISA) me 14 korrik, 2015, nga nje distance prej 150.000 milje (240.000 kilometra).
Te dhenat -te njohura si spektra infra te kuqe – tregojne nenshkrimin e pagabueshem te akullit te kristalte me uje: nje absorbim i gjere nga 1.50 deri ne 1.60 mikrone . Spektri i henes Hydra eshte e ngjashme me ate te henes tjeter te madhe te Plutos,Charont, e cila eshte e dominuar edhe ajo nga akulli i kristalte i ujit.
Shkencetaret e Misionit po hetojn pse akulli i Hydra duket te jete me i qarte se e henes Charont. “Ndoshta eshte ndikimi i mikrometeoriteve vazhdimisht qe rifreskonin siperfaqen e Hydras ,” tha Simon Porter, nje anetare i ekipit shkencore te New Horizons nga Instituti i Kerkimeve Jugperendimore ne Boulder, Kolorado.
Perditesimi per here te fundit 20 dhjetor,2016.
Tags:HENAT E SISTEMIT DIELLOR, NEW HORIZONS, PLANETET XHUXH, PLUTO, SISTEMI DIELLOR

You must be logged in to post a comment Login