Fale Inteligjences Artificiale–A.I ne partneritet me Google, NASA ka zbuluar nje sistem planetar qe ka aq planete sa Sistemi jone Diellor. Eshte sistemi yjor me dendur me planete jashte sistemit tone diellor zbuluar deri me tani.
Sistemi quhet Kepler-90, nje yll i ngjashem me Diellin 2.545 vite drite nga Toka. Ne tashme e njihnim se egzistonin shtate planete ne kete sistem, por fale kesaj teknike A.I, ne kemi gjetur nje te tete. Gjetjet jane botuar ne The Astrophysical Journal.

Krahasimi i Kepler-90 me sistemin tone diellor. Credit: NASA
“Sistemi yjor Kepler-90 eshte si nje version mini i sistemit tone diellor”, tha Andrew Vanderburg nga Universiteti i Teksasit ne Austin, nje nga shkencetaret pas zbulimit, ne nje deklarate. “Atje ka planete te vegjel brenda sistemit yjor (te ngashem me planetet shkembor ne sistemin tone diellor ) dhe planetet te medha jashte (te ngashem me gjiganded e gazte), por gjithçka eshte mbledhur shume afer”.
Kepler ka kerkuar planete qe nga viti 2009 dhe ka gjetur mijera deri me tani. Por ka shume me teper te fshehura ne te dhenat e saj sa ne nuk jemi ne gjendje te konfirmojme akoma.
Fale kesaj metode te re, mund ti zbulojme keto planete ne arkiven e bollshme te Kepler. Kepler gjen planetet duke zbuluar renie ne driten e yllit te shkaktuar kur kalojne planetet para yllit te tyre — te njohur si metoda e tranzitit.
Por ndonjehere nuk eshte e qarte nese keto sinjale vijne nga planetet. Ata mund te duken te dobet dhe keshtu mund te jene nje yll qe kalon ose dicka tjeter, keshtu qe planeti nuk mund te konfirmohet. Duke perdorur nje rrjet neural te Google, NASA ka qene ne gjendje te analizoje keto te dhena me me sukses.
“Ashtu sic prisnim, ekzistojne zbulime emocionuese qe fshihen ne te dhenat tona te arkivuara te Keplerit, duke pritur mjetin ose teknologjine e duhur per t’i zbuluar ato”, – tha Paul Hertz, drejtor i Divizionit te Astrofizikes te NASA-s ne Uashington. “Kjo gjetje tregon se te dhenat tona do te jene nje thesar i thesareve ne dispozicion te hulumtuesve te rinj per vitet qe vijne.”
Kepler-90 mendohet se mund te kete shume planete te tjere te fshehur ne te. Ky planet quhet Kepler-90i dhe mendohet te jete nje i nxehte e shkembor qe orbiton yllin e tij cdo 14.4 dite.
Rrjeti neural i perdorur ketu gjeti edhe planete te tjera. Njeri eshte nje planet ne sistemin Kepler-80, 1100 vite drite nga Toka. Eshte quajtur Kepler-80g, dhe eshte i ngjashem me madhesine e Tokes.
“A.I me te vertete shkelqen ne situata ku ka aq shume te dhena qe njerezit nuk mund te kerkojne vete,” tha Christopher Shallue nga Google, nje nga shkencetaret e tjere te perfshire.
Fale kesaj teknike te re, shkencetaret do te shpresojne te gjejne me shume planete qe fshihen ne te dhenat e Kepler. Kepler eshte aktualisht ne fazen e dyte te misionit te tij, te quajtur K2. Por ka shume zbulime të tjera per te bere.
Per me shume rreth Kepler & K2, vizitoni: https://www.nasa.gov/kepler
https://astroalbastronomy.wordpress.com/category/egzoplanete/
Referencat:
Perditesimi per here te fundit 14 dhjetor, 2017.
Tags:EGZOPLANETE, KEPLER, TEKNOLOGJI, UNIVERSI
Pingback: A ka Kepler-92 planete te tjere? – AstroAlb-Astronomy