NASA ka perzgjedhur dy koncepte finaliste per nje mision robotik te planifikuar per t’u leshuar ne mes te viteve 2020: nje mision per te kthyer mostra nga nje komete dhe nje helikopter i ngjashem me dronin qe do te eksploronte siperfaqen e henes me te madhe te Saturnit, Titan.
Agjensia njoftoi konceptet te merkuren (20 dhjetor), pas nje procesi te gjere dhe konkurrues . Konceptet u zgjodhen nga 12 propozime te dorezuara ne prill nen nje program te NASA’s te quajtur ”Kufijve e Rinj”.
“Ky eshte nje hap i madh perpara ne zhvillimin e misionit tone te ardhshem te zbulimeve shkencore”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar per Drejtorine e Misioneve Shkencore te NASA-s ne Uashington. “Keto jane misione qe kerkojne t’i pergjigjen disa prej pyetjeve me te medha ne sistemin tone diellor sot”.
Dy misionet e zgjedhur jane:
Comet Astrobiology Exploration Sample Return (CAESAR)
Misioni i CAESAR kerkon te ktheje nje moster nga 67P / Churyumov-Gerasimenko, nje komete qe u eksplorua me sukses nga anija kozmike Rosetta e Agjencise Europiane te Hapesires–ESA, per te percaktuar origjinen dhe historine e saj. Udhehequr nga Steve Squyres nga Universiteti Cornell ne Ithaca, Nju Jork, CAESAR do te menaxhohet nga Qendra e Fluturimeve Hapesinor Goddard te NASA-s ne Greenbelt, Maryland.
Dragonfly
Dragonfly eshte nje rotorcraft i ngjashem me nje dron qe do te eksploroje perberjen kimine prebiotike dhe banueshmiren i dhjetra vendeve ne henen Titan te Saturunit, nje bote qe ka perberje te lengshme ne siperfaqen e tij. Elizabeth Turtle nga Laboratori i Aplikuar i Fizikes (APL) ne Universitetin Johns Hopkins ne Laurel, Maryland, eshte hetuesi kryesor, me APL qe ofron menaxhimin e projektit.
Misionet CAESAR dhe Dragonfly do te marrin fonde deri ne fund te vitit 2018 per te zhvilluar tej konceptet e tyre. NASA planifikon te zgjedhe nje nga keto hetime ne pranveren e vitit 2019 per te vazhduar ne fazat pasuese te misionit.
[Per me shume rreth planeve shkencore te NASA’s]
Misioni i perzgjedhur do te jete i katerti ne portofolin e NASA-s te quajtur”New Frontiers”, nje seri hetimesh shkencore planetare e drejtuar prej NASA’s. Paraardhesit e tij jane misioni New Horizons qe vizitoj Plutonin dhe do te vizitoj nje objekt te Kuiper Belt i njohur si 2014 MU69, mision Juno ne Jupiter dhe OSIRIS-REx, i cili do te takohet dhe do te ktheje nje moster te asteroidit Bennu.
Per me shume vizitoni: https://planetarymissions.nasa.gov
Perditesimi per here te fundit 26 dhjetor, 2017.
Tags:EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, KOMETA, NASA, SISTEMI DIELLOR,

You must be logged in to post a comment Login