Nje planet gjigant sapo eshte zbuluar dhe vete ekzistenca e tij ve nje pikepyetje pikepemjen tone te tanishme se si formohen planetet. Objekti i ri eshte thjesht shume i madh per yllin e tij qe orbiton, ja pse!
Planeti, i njohur si NGTS-1b, eshte pak me pak masiv se Jupiteri dhe orbiton nje yll qe ka gjysmen e mases dhe gjysmen e rrezes se Diellit tone. Teorite aktuale kane supozuar se nje yll i vogel nuk mund te mbledhe material te mjaftueshem per te formuar nje planet aq te madh. Zbulimi ishte i mundur ne saje te ‘Next-Generation Transit Survey (NGTS)’, instrument i instaluar ne ne teleskopin VLT te ESO’s dhe eshte raportuar ne njoftimet mujore te Shoqerise Mbreterore Astronomike.
“Zbulimi i NGTS-1b ishte nje surprize e plote per ne – planetet e tilla masive nuk mendohet te ekzistojne rreth yjeve te vegjel te tille. Ky eshte egzoplaneti i pare qe kemi gjetur me instrumentin tone te ri NGTS dhe ne tashme po sfidojme mencurine e marre se si formohen planetet “, tha ne nje deklarate autori kryesor Daniel Daniel Bayliss nga Universiteti i Warwick.
Planeti, NGTS-1b, eshte vetem gjiganti i trete i gazte qe eshte zbuluar rreth nje ylli te M-xhuxh, pas Kepler-45b dhe HATS-6b. NGTS-1b eshte me i madhi dhe me masiv i ketyre treve, me nje rreze prej 130% dhe nje mase prej 80% te Jupiterit. Ai orbiton yllin e tij ne 2.6 dite dhe per shkak te orbites se ngushte, ka nje temperature prej 530 ° C (986 ° F). Ylli eshte nje xhuxh M, nje nga me te zakonshmet ne galaktike. Kjo sygjeron qe edhe nese ky planet eshte nje perjashtim nga rregullat, mund te kete te tjere si ajo qe pritet te zbulohet.
Sistemi planetar ndodhet 600 drite vite nga Toka dhe disa miliona yje ekzistojne brenda asaj distance. NGTS mund te vere ne dukje me shume “planete perbindesh” qe ndodhen atje ne hapesire ku nuk presim t’i gjejme.
Per me shume rreth instrumentit NGST, vizitoni: https://www.eso.org/public/teles-instr/paranal-observatory/ngts/
Linku te letrat shkencore:
- Letra shkencore 1: The Next Generation Transit Survey (NGTS)
- Letra shkencore 2: NGTS-1b: A hot Jupiter transiting an M-dwarf
Perditesimi per here te fundit 10 dhjetor, 2017.
Tags: EGZOPLANETE, ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, UNIVERSI

You must be logged in to post a comment Login