Connect with us

Hi, what are you looking for?

Astronomi

Planeti Merkur

Mërkuri (i njohur si AA ose SQ) është planeti me i nxehte dhe me i ftohte njekohesisht dhe më i afërti me Diellin dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1] Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita.Teknikisht mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më të afërt i Diellit nga tetë planetet e Sistemit Diellor, me periudhë orbitale rreth 88 ditë tokësore. Mërkuri lëviz në orbitën e tij për rreth 116 ditë, e cila është shumë më shpejt se çdo planet tjetër. Kjo lëvizje e shpejtë mund të ketë lidhje me emrin e hyjnisë romake Mërkurr (Hermes për grekët), i shpejtë, fluturues lajmëtari i perëndive. Mërkurri nuk ka pothuajse fare atmosferë për të mbajtur nxehtësinë, sipërfaqja e Mërkurrit përjeton ndryshimin më të madh të temperaturës nga të gjitha planetet, duke filluar nga -170 °C gjatë natës deri në 430 °C gjatë ditës në disa rajone ekuatoriale. Polet janë vazhdimisht nën -90 °C. Boshti i Mërkurrit ka animim më të vogël prej planetëve të sistemit diellor. Në afel (pozicioni më i largët me diellin), Mërkuri është rreth 1.5 herë më larg nga Dielli sa është në perihel (pozicioni më i afërt me diellin). Sipërfaqja e Mërkurrit ka shumë kratere dhe të ngjashme në dukje me Hënën, duke treguar se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet. Mërkurri nuk ka stinë si planetet e tjera. Pozicioni i Mërkurrit pranë diellit e bën atë të rrotullohet në një mënyrë që është unike në Sistemin Diellor. Siç shihet në krahasim me yjet fikse, Mërkuri rrotullohet saktësisht tre herë për çdo dy rrotullime rreth orbitës së tij. Në një kornizë referimi nga Mërkuri ai bën një rrotullim rreth vetes vetëm një herë në çdo dy vjet Mërkurrian. Një vëzhgues në Mërkurr do të shohë vetëm një ditë çdo dy vjet. Për shkak se orbita e Mërkurrit ndodhet shumë afër diellit (ashtu si Venusi), ai duket në qiellin e Tokës vetëm në mëngjes ose në mbrëmje , por jo në mes të natës. Për vëzhguesit nga Toka, Mërkurri nuk tregon një gamë të plotë të fazave sesi ai lëviz rreth orbitës së tij, ashtu si Venusi dhe Hëna. Edhe pse Mërkurri mund të jetë një objekt shumë i ndritshëm, por afërsia e tij me Diellin e bën atë më të vështirë për tu parë sesa Venusi. Gjatë një viti (mërkurrian) kur Dielli është nën horizont, temperatura e sipërfaqes është shumë e ulët. Gjatë vitit tjetër kur dielli është mbi horizont, Dielli lëviz ngadalë në qiell nga ana lindore në anën perëndimore, ndërsa planeti bën një rrotullim të plotë rreth Diellit, duke kaluar përmes dy pozicioneve perihel dhe afel . Në perihel, intensiteti i dritës së diellit në sipërfaqen e planetit është më shumë se dy herë i lartë në krahasim me afelin. Ka vende në sipërfaqen e Mërkurrit nga të cilat Dielli është i dukshëm lartë në qiell çdo ditë në kohën e perihelit. Këto vende marrin rrezative intensive diellore në atë kohë, dhe për këtë arsye bëhet shumë i nxehtë, ndërsa kur ndodhet në afel gjatë ditës temperaturat janë më të ulta. Ky dallim (ndryshimi i temperaturës) mes perihelit dhe afelit është i lidhur me ndryshimin e shpejtësisë së lëvizjes së dukshme të planetit me afërsinë nga Dielli. Kur ai (Dielli) është afër në perihel, Mërkurri udhëton më shpejt rreth orbitës së tij sesa në afel, sipas ligjit të dytë të Keplerit. Pranë perihelit, shpejtësia orbitale këndore e Mërkurrit bëhet më e madhe përafërsisht e barabartë me shpejtësinë rrotulluese të tij, në lidhje me yjet fikse. Përkohësisht, siç shihet nga Dielli, Mërkurri ngjan me Hënën si shihet nga Toka (i palëvizshëm), me sa duket shpejtësia e lëvizjes rreth vetes dhe shpejtësia rrotulluese këndore, në krahasim me yjet fikse, janë të barabartë. Prandaj, kur shihet nga Dielli në kohën e perihelit, rrotullimi e planetit duket në pauzë, edhe siç shihet nga Mërkurri, lëvizja e Diellit nëpër qiell gjithashtu duket në pauzë. Kjo zgjat dhe rrit ngrohjen diellore të vendeve ku dielli shfaqet lart në qiellin e ditës mërkurriane të perihelit. E kundërta ndodh gjatë kohës kur Mërkurri ndodhet në afel, Dielli lëviz më shpejt se zakonisht në qiellin Mërkurrian. Në çdo vend të caktuar mbi sipërfaqen e planetit, ekziston një cikël i variacioneve të temperaturës që janë të përsëritura çdo ditë. Këndet e ndryshme të lartësisë dhe shpejtësisë së dukshme të Diellit në qiell ndërveprojnë me ndryshimin e intensitetit të dritës së diellit e shkaktuar nga ndryshimi i distancës së Mërkurrit nga Dielli, në vende të ndryshme të gjatësisë dhe të gjerësisë gjeografike përjetojmë modele të ndryshme të variacionit të temperaturës gjatë ciklit të përditshëm mërkurrian.

Mërkurri është një nga katër planetet tokësore (të ngurtë) në Sistemin Diellor, dhe ka një strukturë shkëmbore si Toka. Ai është planeti më i vogël në Sistemin Diellor, me një rreze ekuatoriale 2,439.7 km. Mërkurri është edhe më i vogël (edhe pse më masiv) se satelitët më të mëdhenj natyrorë në Sistemin Diellor, Ganimede dhe Titan. Mërkurri përbëhet nga rreth 70% material metalik dhe 30% material silikat, dëndësia e Mërkurrit është e dyta më e lartë në Sistemin Diellor me 5.427 g/cm3, vetëm pak më pak se dëndësia 5.515 g/cm3 e Tokës.

Dëndësia e Mërkurrit na jep shumë të dhëna për të detajuar strukturën e tij të brendshme. Edhe pse dëndësia e lartë e Tokës rezulton dukshëm nga tërheqja gravitacionale, sidomos në bërthamë, Mërkurri është shumë më i vogël dhe rajonet e tij të brendshme nuk janë aq të ngjeshura. Prandaj, që ai të ketë një dendësi të tillë të lartë, bërthama e tij duhet të jetë e madhe dhe e pasur me hekur. Gjeologët vlerësojnë se bërthama e Mërkurrit zë rreth 42% të vëllimit të tij, për Tokën kjo përqindje është 17%. Një studim i botuar në vitin 2007 sugjeron se Mërkurri ka një bazë prej metali të shkrirë. Përreth bërthamës është manteli 500–700 km i përbërë nga silikate. Bazuar në të dhënat e misionit Mariner 10, dhe Tokës me bazë vëzhgimi, korja e Mërkurrit besohet të jetë 100–300 km e trashë. Një tipar dallues i sipërfaqes së Mërkurrit është prania e kreshtave të shumta të ngushta, që shtrihen deri në disa qindra kilometra në gjatësi. Besohet se këto ishin formuar në bërthamën e Mërkurrit dhe mantelin e ftohur dhe të kontraktuar në një kohë kur korja ishte e forcuar tashmë. Korja e Mërkurrit ka një përmbajtje më të lartë hekuri nga ajo e çdo planeti tjetër të madh në Sistemin Diellor, dhe disa teori e kanë shpjeguar këtë. Teoria e pranuar gjerësisht është se Mërkurri fillimisht kishte një raport metalik-silikat të ngjashme me meteoritet, mendohet të jetë një shembull tipik i materies shkëmbore të sistemit diellor, me një masë afërsisht 2.25 herë masën e saj aktuale. Në fillim të sistemit diellor, Mërkurri mund të jetë goditur nga një planet tjetër i panjohur me masë rreth 1/6 e masës së Mërkurrit dhe disa mijëra kilometra gjatësi, ndikimi i të cilit ka hequr shumë pjesë të kores origjinale dhe mantelin, duke e lënë bërthamëm si një komponent meqë ka qënë relativisht e madhe. Një proces i ngjashëm, i njohur si hipoteza e ndikimit gjigand, është propozuar për të shpjeguar formimin e Hënës . Por, Mërkurri mund të jetë formuar edhe nga mjegullnaja diellore para se prodhimi i energjisë Diellore të ishte stabilizuar. Planeti fillimisht do të ketë pasur një masë dy herë më të madhe se masa e tij e tanishme, por që më vonë është tkurrur, temperaturat pranë Mërkurrit mund të ketë qenë në mes 2.200 °C dhe 3.200 °C por ndoshta edhe më të larta deri në 10.000 °C. Pjesa më e madhe e sipërfaqes shkëmbore të Mërkurrit do të kenë avulluar në temperaturat e tilla, duke formuar një atmosferë, që mund të jetë dërguar larg nga era diellore . Një hipotezë e tretë propozon që mjegullnaja diellore të ketë shkaktuar tërheqjen në grimcave nga e cila Mërkurri ishte i mbështjellë, që do të thotë se grimcat ishin të lehta dhe u larguan duke e lënë Mërkurrin të zhveshur dhe me një sipërfaqje solide. Çdo hipotezë parashikon një përbërje të ndryshme të sipërfaqes , dhe për këtë do të dërgohet misioni i ardhshëm në hapësirë, BepiColombo, që do të bëjë vëzhgime për të provuar hipotezat. MESSENGER ka gjetur në nivele më të larta se sa pritej kalium dhe squfur në sipërfaqe, duke sugjeruar se hipoteza e avullimit të kores dhe mantelit nuk ka ndodhur, për shkak se kaliumi dhe squfuri do të ishin larguar nga të nxehtit ekstrem të këtyre ngjarjeve. Gjetjet duket se janë në favor të hipotezës së tretë, megjithatë është e nevojshme analiza e mëtejshme e të dhënave.

Per me shume informacion:

https://sq.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABrkuri

https://www.space.com/36-mercury-the-suns-closest-planetary-neighbor.html

https://www.nasa.gov/audience/forstudents/k-4/stories/nasa-knows/what-is-planet-mercury-k4.html

Perditesimi per here te fundit 2 dhjetor, 2017.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...