Download frames from NASA Goddard’s Scientific Visualization Studio–Ajo qe duket si nje objektiv shenjestre ne kete animacion ,ne fakt eshte nje imazh i unazave te mbivendosura te rrezeve- X te perqendruar ne nje vrime te zeze duke shperthyer. Satelitit Swift i NASA-s ka zbuluar fillimin e nje shperthimi te ri nga V404 Cygni, ku nje vrime e zeze dhe nje yll si dielli po orbitojne njeri tjetrin. Qe atehere, astronomet ne mbare boten kane qene duke e monitoriuar tregimin e vazhdueshem te drites nga ky shperthim.
Astronomet thone se unazat rezultojne nga nje “jehone” e drites se rrezeve-X. Flakerimat e Vrimave te Zeza leshojne rreze X ne te gjitha drejtimet. Shtresa e pluhurit pasqyron disa prej ketyre rrezeve- X- qe kthehen ne drejtim nga ne, por drita udheton nje distance me te gjate dhe arrin pak me vone se drita do te udhetonte ne nje rruge me te drejtperdrejte. Kjo vonese krijon jehona te lehta, duke formuar unaza qe zgjerohen me kalimin e kohes.
Analiza e hollesishme e unazave te zgjeruara tregon se ata te gjitha e kane origjinen nga nje shperthim i madh qe ka ndodhur me 26 qershor te 2014 . Nuk jane unaza te shumta per shkak se nuk ka shtresa te shumta te reflektuara pluhuri midis 4.000 dhe 7.000 vite drite larg nesh. Monitorimi i rregullt i unazave dhe se si ato ndryshojne shperthimin u lejon astronomeve per te kuptuar me mire natyren e tyre.
Imazhi i V404 Cygni nga Sateliti Swift mbulon nje cope qielli e barabarte me rreth gjysmen e diametrit te dukshem te henee se plote. Ky imazh tregon unaza se si ata u shfaqen ne 30 qershor 2014.Credits: NASA’s Scientific Visualization Studio (left), Andrew Beardmore (Univ. of Leicester); NASA/Swift (right)
Ekipi hetues perfshin shkencetare nga Universiteti i Leicester, Southampton, dhe Oksford ne Mbreterine e Bashkuar, ne Universitetin e Alberta, ne Kanada, dhe te ESA’s ne Spanje.
- NASA Missions Monitor a Waking Black Hole
- INTEGRAL light curve of V404 Cygni
- NASA’s Chandra Captures X-Ray Echoes Pinpointing Distant Neutron Star
V404 Cygni ndodhet rreth 8000 vite drite larg.
Perditesimi per here te fundit 22 dhjetor,2016.
Tags:RRUGA E QUMESHTIT, SWIFT, UNIVERSI, VRIMA TE ZEZA

You must be logged in to post a comment Login