Yll më i afërt me Diellin, Proxima Centauri.
Astronomët mendojnë se ky yll mund ta ketë një planet afër ti, i cili do të ishte mjaft interesant për të studiuar në të ardhmen e afertë.
Proxima nuk do të jetë gjithmonë ylli më i afërt. Kjo për shkak se yjet lëvizin nëpër hapësirë. Proxima Centauri është ylli i tretë në sistemin e yjeve Alpha Centauri, dhe është gjithashtu i njohur si Alpha Centauri C. Dy tjerët janë Alpha Centauri AB (një grup binjak). Tre yjet janë në një valle komplekse orbitale që sjell here njërin herë tjetrin anëtar më afër Diellit në një pikë të orbites se tyre. Pra, në të ardhmen e largët, një tjetër nga “shokët” e Proxima Centauri do të jetë më afërë me Diellin.
Megjithatë, yjet e tjerë (si Ross 248) do të vijnë edhe më afër. Mocionet yjore nëpër galaktikë sjellin ndryshime në pozitat e yjeve gjatë gjithë kohës.
Një mision interesant është propozuar për të vizituar këto yje. Do të dërgonte “nanoprobes” në udhëtime të shpejta, të mundësuara nga vela të lehta që mund t’i përshpejtonin ato deri në 20 për qind të shpejtësisë së dritës. Ata do të mbërrinin disa dekada pas largimit nga Toka dhe do të dërgonin informacione për atë që gjetën!
Distanca: 4.2 vite dritë
Lloji Spektral: M5.5Vc
Per me shume vizitoni: http://earthsky.org/space/this-date-in-science-discovery-of-proxima-centauri
Nga Armend Xani
Perditesimi per here te fundit 14 dhjetor, 2017.

You must be logged in to post a comment Login