Galaktika xhuxhe Reja e Vogel e Magelanit eshte objekt studimi mjaft i preferuar per hemisferen jugore te planetit. Por teleskopet qe studiojne qiellin ne driten e dukshme nuk mund te marrin nje pamje vertet te qarte te kesaj galaktike per shkak te erresimit te reve te pluhurit nderyjor.Por aftesite infra te kuqe te VISTA-s teleskop i ESO’s kane lejuar astronomet te shohin nje numer te madh yjesh ne kete galaktike fqinje shume me qarte se kurre me pare. Rezultati eshte ky imazh rekord – imazhi me i madh infra i kuq i marre ndonjehere Rese se Vogel te Magelanit – me tere kornizen e mbushur me miliona yje.
Reja e Vogel e Magelanit (RVM) eshte nje galakte xhuxhe, binjake me Rene Madhe te Megalanit (RMM). Ata jane dy nga fqinjet me te afert te galaktikes tone – RMV eshte rreth 200 000 vite drite larg.
Afersia e tyre relative me Token i ben keto dy re kandidatet ideale per te studiuar se si yjet formohen dhe evulojne. Por shperndarja dhe historia e formimit te yjeve ne keto galaktika xhuxhe jane te njohura si komplekse — nje nga pengesat me te medha per te marre vezhgime te qarta te formimit te yjeve ne galaktika eshte pluhuri nderyjor. Rete e medha te ketyre grimcave te imta shperndajne dhe thithin disa nga rrezatimet e leshuara nga yjet – sidomos nga drita e dukshme – duke kufizuar ate qe mund te shihet nga teleskopet ketu ne Toke. Kjo njihet si zhdukje e pluhurit.
VISTA, Teleskopi i Studimit ne Infra te Kuqe dhe driten e Dukshme, eshte projektuar per te marre imazhe ne rrezatimin infra te kuq. Vezhgimet e VISTA te reve te Magelanit (RMV) eshte perqendruar ne hartimin e historise se formimit te yjeve te RMV dhe RMM, si dhe hartimin e strukturave te tyre tre-dimensionale. Miliona yje ne RMV jane fotografuar ne infra te kuqe, duke ofruar nje pamje mahnitese si asnjehere me pare te Rese se Vogel te Megalanit
Imazhet e reja te leshuara nga ESO perfshijne nje imazh 1.6 gigapiksel (43,223 x 38,236 piksel, 661 MB) dhe eshte analizuar nga nje ekip nderkombetar i udhehequr nga Stefano Rubele nga Universiteti i Padoves.
Nga ESOcast numer 105.
Ky studim eshte publikuar ne nje leter ne njoftimet mujore te ‘the Royal Astronomical Society’ (arXiv.org preprint)
Linket
Kontakt
Maria-Rosa Cioni
Leibniz-Institut für Astrophysik Potsdam (AIP)
Potsdam, Germany
Tel: +49 331 7499 651
Email: mcioni@aip.de
Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cell: +49 151 1537 3591
Email: rhook@eso.org
Perditesimi per here te fundit 4 maj,2017.

You must be logged in to post a comment Login