Connect with us

Hi, what are you looking for?

Egzoplanete

Hija e hedhur nga TW Hydrae shikuar nga Hubble

Keto imazhe, te marra nga teleskopi hapesinor Hubble i NASA/ESA’s, zbulojne nje hije qe leviz kunder akrepave te ores rreth nje strukture prej gazi dhe pluhuri qe rrethon yllin e ri TW Hydrae.

Shadow on TW Hydrae’s disc

Dy imazhet ne krye, te marra nga Spektografi i Imazheve te Teleskopit Hapesinor , tregojne nje shkelqim te pabarabarte ne te gjithe diskun. Permes perpunimit te imazhit duke e zgjeruar ne ngjyra (imazhet ne fund te figures), pjesa e erresuar behet edhe me e dukshem. Keto imazhe te zgjeruara u lejuan astronomeve te percaktojne arsyen per ndryshimet qe ndodhen ne shkelqim.

Zonat e zbehta te diskut (siper ne te majte) eshte shkaktuar nga nje hije qe perhapet neper diskun e jashtem. Shigjetat e gjata tregojne se sa larg hija ka levizur ne nje vit (nga 2015 deri ne 2016), qe eshte rreth 20 grade.

Hija mund te shkaktohet nga efekti gravitacional i nje planeti te padukshem qe rrethon yllin. Planeti terheq material nga disku kryesor, duke krijuar nje disk te brendshem te deformuar. Disk i perdredhur bllokon driten nga ylli dhe hedh nje hije ne rajonin e jashtem te diskut.

The making of a shadow in TW Hydrae's disc (illustration)

Ky ilustrim zbulon strukturen e propozuar te gazit dhe pluhurit qe rrethon yllin e afert TW Hydrae. Ketu tregohet nje disk i brendshem qe eshte i anuar per shkak te ndikimit gravitacional te nje shoqeruesi te padukshem (te nje planeti), i cili po orbiton jashte diskut.Disku i perkulur i brendshem eshte shpjegimi me i mire per nje hije qe mbulon nje pjese te rajonit te jashtem te diskut. Disku i deformuar po bllokon driten nga ylli dhe po hedh hijen e tij neper disk. Natyra e erresuar u zbulua per here te pare ne vezhgimet arkivore te Hubble , gje qe tregoi se ai trup levizte rreth yllit ne nje shkalle shume me te shpejte se cdo fenomen qe do te ishte fizikisht i lidhur me diskun .

TW Hydrae eshte rreth 8 milion vjet i vjeter dhe gjendet rreth 190 vite drite nga Toka.

Credit:NASA, ESA, and A. Feild (STScI)

Per me shume rreth Hubble:
www.spacetelescope.org

Perditesimi per here te fundit 10 maj,2017.

Tags:EGZOPLANETE, HUBBLE, UNIVERSI, YJET

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...