Astronomet kane perdorur Teleskopin Hapesinore Hubble te NASA/ESA’s per te gjetur dy komponentet e Luhman 16AB, sistemi i trete me i afert yjore me Sistemin Diellor.
Luhman 16AB, gjithashtu i njohur si WISE J104915.57-531906.1, eshte nje dyshe yjesh xhuxh te kafte te vendosur ne konstelacionin jugor te Vela, afersisht 6.5 vjet drite larg nga Toka.Eshte sistemi i trete me i afert yjor me Diellin tone, pas sistemit te trefishte yjor te Alpha Centauri dhe Yllit te Barnardit.
Nje vecori tjeter e kesaj dyshe eshte se, pas Alpha Centauri AB, eshte sistemi me i afert binar i njohur me Diellin. Pavaresishte afersise, Luhman 16AB u zbulua vetem ne vitin 2013 nga astronomi i Universitetit te Penn .Prof. Kevin Luhman. Dy xhuxhet e kafte qe perbejne sistemin, Luhman 16A (kryesori) dhe Luhman 16B (i dyti), orbitojne njeri-tjetrin ne nje distance prej vetem tri here distanca midis Tokes dhe Diellit.
Luhman 16A eshte i llojit spektral L7.5 dhe Luhman 16B i tipit T0.5; te dy ne temperatura rreth 1,880 grade Fahrenheit (1,027 grade Celsius, ose 1,300 grade Kelvin).Mosha e parashikuar e ketij sistemi eshte midis 100 milion vjet dhe 3 miliard vjet.Te dy xhuxhet kafte jane yje variabel te njohur, me Luhman 16B me shume te ndryshueshem ne ndritshmeri se Luhman 16A. Ndryshueshmeria ka te ngjare te jete burim nga rete e dendura.
Perdorimi i astrometrise me saktesi te larte nga Hubble, nje ekip nderkombetar i astronomeve te udhehequr nga INAF – Observatori Astronomik i Padoves — po gjurmonin dy komponentet e sistemit Luhman 16AB, ndersa ata leviznin te dy ne qiell dhe rreth njeri-tjetrit. Studiuesit nuk ishin te interesuar vetem per levizjen e dy xhuxheve te kafte, por po kerkonin edhe nje shok te trete, te padukshem.Verejtjet e meparshme te bere me Teleskopin Shume te Madh te ESO’s, treguan pranine e nje egzoplaneti ne kete sistem. Skuadra deshironte te verifikonte kete pretendim duke analizuar levizjen e xhuxheve ne detaje te hollesishme gjate nje periudhe te gjate kohore, por te dhenat e Hubble treguan se dy xhuxhet ishin vetem, te paprekur nga nje shok planetar.
“Megjithese te dhenat tona duken te jene ne kundershtim me matjet astrometrike te bazuara ne terren, ne perjashtojme pranine e trupave te trete deri tek masat e Neptunit “, thane autoret.
Rezultatet jane publikuar ne ‘Royal Astronomical Society’ ,arxiv.org.
Credit:ESA/Hubble & NASA, L. Bedin et al.
Linket:
Perditesimi per here te fundit 11 qershor,2017.
Tags:HUBBLE, RRUGA E QUMESHTIT, UNIVERSI, YJET

You must be logged in to post a comment Login