Connect with us

Hi, what are you looking for?

Observatori Chandra i Rrezeve-X

Chandra ‘zbulon cfare elementesh jane krijuar ne supernova’

Teleskopi Chandra i NASA’s ka bere nje seri vezhgimesh ne Cassiopeia A, nje mbetje supernove e ndodhur rreth 11,000 vite drite nga toka.  Teleskopi i cili operon ne Rreze-x u perdor per te gjetur se cfare elementesh jane prodhuar nga shperthimi kozmik dhe cfare ka atje. Mbajeni mend ti qe po e lexon, dije qe je nje perberje yjore.

Supernova nxeu elementet qe e bene yllin origjinal te tejkaloj nje temperature prej 50 milione grade Celsius. Kjo shkakton qe elementet kimik te shkelqejne shume , duke emituar rreze X. Chandra ishte ne gjendje te dokumentonte shperndarjen e silikonit (ngjyra e kuqe), squfurit (e verdha), e kalciumit (e gjelberta) dhe hekurit (ajo vjollce), si dhe te vleresonte se sa nga cdo element u prodhua nga ylli para se te ndodhte supernova. Secili nga keto elemente ka nje gjatesi vale karakteristike ne rreze X, keshtu qe astronomet e dine se ajo qe po shohin eshte vetem ato elemente.

Cas A Elements

Cassiopeia A hodhi rreth 20,000 masa te Tokes me vlere silici dhe rreth 10,000 masa te Tokes me vlere squfuri. Gjithashtu leshoi hekur te mjaftueshem sa 70,000 Toka te bera prej metali. Megjithese keto shifra jane te medha per ne, asnje nga keto elemente nuk eshte me i bollshmi qe gjendet atje.

Komponenti kryesor i supernovave eshte oksigjeni – dhe ka oksigjen te mjaftueshem ne Cassiopeia A qe perputhet me masen e tre diejve. Oksigjeni ka nje emetim te rrezeve X- qe perfshin disa gjatesi vale te rrezeve X, keshtu qe nuk eshte e mundur te krijohet nje pamje “vetem e oksigjenit” e shperthimit. Shperndarja e saj vjen pas vales se shperthimit sic mund te pritet.

Astronomet kane zbuluar gjithashtu karbon, azot, fosfor, dhe natyrisht hidrogjen ne Cassiopeia A, duke treguar se cdo element i nevojshem per te bere ADN-n eshte ne mbetjen e supernova. “Ne jemi perberje yje” nuk eshte thjesht nje thenie, elementet ne trupin tone vijne me te vertete nga yjet qe vdesin. Dhe te gjitha keto elemente qe nje dite do te bejne planet, asteroidet dhe ndoshta krijesat e gjalla jane duke levizur ne me shume se 4.000 kilometra per sekonde larg nga bërthama e yllit.

Keshtu qe sa here qe mendoni nga cfare eshte beri trupi juaj dhe i gjithe ky planet, e thjesht, ne jemi perberje yjore–mbajeni mend gjithmone kete gje.

Credit: NASA/CXC/SAO

Artikullin e plote nga NASA mund ta lexoni ne:

Per me shume rreth Chandras, vizitoni: http://chandra.harvard.edu/

Perditesimi per here te fundit 19 dhjetor, 2017.

Tags:OBSERVATORI CHANDRA I RREZEVE-XSUPERNOVAUNIVERSIYJET

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...