Connect with us

Hi, what are you looking for?

ESO-Observatori Jugor Europian

Teleskopet e ESO & NASA’s vezhgojne driten e pare nga nje burim ‘Valesh Gravitacionale’

Edhe në ketë vit kulmi i zbulimëve shkencore është një arritje astronomike. U dha prova e parë e përplasjeve të yjeve neutron. Për herë të parë u zbuluan valët gravitacionale nga një burim tjetër nga ato të vrimave të zeza. Dhe për herë të parë astronomët jo vetem që i „përgjojnë“, por edhe arriten ti kapin në të njëjtën kohë rrezatimin e shkaktuar.

Vrojtimi i shkrirjes së dy yjëve neutronike njëherit nga magazina shkencore „Science“ („Shkencë“) u radhit në vendin e parë të hulumtimëve më të mëdha vitit.

Më 17 gusht 2017 astronomët bënë një mrekulli: Ata për herë të parë dëshmuan provat e përplasjes së dy yjeve neutronike – një katastrofë kozmike në të cilën dy nga këto relike shumë të dendura të yjeve shkrihen. Shpërthimi masiv 130 milionë vite dritë larg jo vetëm prodhoi sasi masive të elementeve të rënda dhe solli hapësirë-kohë në tërmet, por gjithashtu lëshoi sasi të mëdha të energjisë në formën e rrezatimit.

kilonova associated with GW170817 (box) was observed by NASA's Hubble Space Telescope and Chandra X-ray Observatory

Raporti i signal-zhurmëve të kapura nga detektori në Livingston ishte 26,4, respektivisht në Hanford 18,8 dhe i përbashkët 32,4. Kjo i mundësoj GW170817 signalin më të fortë ose më të lartë të valëve gravitacionale të matura ndonjëherë. Gjithashtu zgjatja për rreth 100 sekonda ( nga kufiri i zbulimit në 24 Herz) si dhe përshrimi nëpër të gjitha frekuencat e LIGO-s mundësuan studiuesit të zbulojnë 3000 cikle në të dhënat. Kjo i korrespondon 1500 rrotullimeve të yjeve neutronik para se prfundimishtë të përplasen.

Edhe detektori Virgo në Itali në gusht ishte gjithashtu në veprim. Sidoqoftë krahët e këtij interferometrit laserik janë vetëm 3 km të gjatë e jo 4 si në LIGO, prandaj Virgo është më pak i ndjeshëm. Në fakt detektori që operohet kryesisht nga institutët në Italia dhe Franca mat signal jo aq të rëndsishëm ( raporti signal-zhurmë ishte vetvm 2.0). Megjithatë ai kontriboj në mënyrë të konsiderushëm në lokalizimin e GW1708, sepse burimi ndjeshërisë qëndronte në „këndin e vdekjes“, përndryshe Virgo kishte kapur një signal të qartë.

VIMOS image of galaxy NGC 4993 showing the visible-light counterpart to a merging neutron star pair

Vendi ku eshte zbuluar vendodhja e bashkimit te yjeve neutron ne nje galaktike te quajtur NGC 4993 qe ndodhet rreth 130 milione vite drite nga toka.

Në përgjithësi 70 observatorë si Spitzer, Chandra, Teleskopi Gamma dhe Hubble e Spitzer si dhe teleskopet e ESO’s me rreth 100 teleskopë (shtatë prej tyre në orbitën e Tokës) vëzhgonin ekuivalentin elektromagnetik të GW170817. Ky është veprimi më i madh i bashkërenduar në historinë e astronomisë dhe ndoshta i krahasueshëm me fushatën e vëzhgimit në vitin 1987, kur Supernova 1987A u ndez në Renë Magellanike të Madhe. Në ndërkohë, disa dhjetra artikuj kërkimi janë botuar në revistat më prestigjioze (të tilla si „Astrofizika Journal“, Science“ dhe „nature“).

Swift’s Ultraviolet/Optical Telescope imaged the kilonova produced by merging neutron stars in the galaxy NGC 4993 (box) on Aug.

Një ngjarje e tillë ka ka tronditur botën: ajo bëri që struktura e hapësirës-kohë luhatet. Në ketë rast prodhohen valë karakteristike gravitacionale, ashtu sikur i kishte përshkrauar Albert Ajnshtajn në vitin 1916 në kuadër e punës shkencore disa muaj para mulimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit. Këto signale terër të ndjeshme të farcës së rëndesës janë kapur nga LIGO (Laser Interferometer Gravitationalwave Observatory) .Për kontributin e tyre vedimtar në ndërtimin e detektorit amerikan LIGO këtë vit Çmimi Nobel në fizikë ju dha tre pionerëve të valëve gravitacionale: Reiner Weiss, Barry Barish dhe Kip Thorne.

Ky zbulim ka hapur perspektiva të reja për astronomët. Është fillimi i një epoke të “astronomisë multi-messenger”, që do të thotë vrojtimi i ngjarjeve të njëjta në mënyra të cilësive krejtësisht të ndryshme.

Linket tek letrat shkencore:

Perktheu: Abdyl Berisha

Perditesimi per here te fundit 26 janar, 2018.

TagsESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIANHUBBLEOBSERVATORI CHANDRA I RREZEVE-XSWIFTTELESKOPI HAPESINOR FERMI I RREZEVE-GAMMATELESKOPI SPITZERUNIVERSI

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...