Astronomet kane perdorur nje sjellje te vecante te nje ylli per te gjetur nje vrime te zeze qe fshihej ne nje grumbull gjigant yjesh. Vrima e zeza nuk mund te ishte gjetur ne asnje menyre tjeter, sepse eshte absolutisht inaktive, gje qe e ben kete zbulimin e pare te nje vrime te zeze yjore ne nje grupim masiv yjor dhe i pari qe perdor levizjet e nje ylli.
Sic eshte raportuar ne Njoftimet Mujore te Shoqerise Mbreterore Astronomike, objekti eshte i vendosur ne grupin NGC 3201 dhe vleresohet te peshoje kater here me shume se Dielli yne. Astronomet po studionin levizjen e yjeve ne grup dhe vune re se nje yll, ne vecanti, po levizte perpara dhe prapa me nje shpejtesi prej disa qindra mijera kilometrash ne ore, duke perseritur kete levizje cdo 167 dite.
“Po orbitonte dicka qe ishte krejtesisht e padukshme, e cila kishte nje mase me shume se kater here te Diellit – kjo mund te ishte vetem nje vrime e zeze! E para qe eshte zbuluar ne nje grumbull yjor duke vezhguar drejtpersedrejti terheqjen e saj gravitacionale, tha ne nje deklarate autori kryesor Benjamin Giesers nga ‘Georg-August-Universität Göttingen’, ne Gjermani. Zbulimi eshte bere nga ESO!
Ky vezhgim ka pasoja te rendesishme. Astronomet kane arsye te besojne se grupimet yjore mund te jene vende te rrezikshme te vrimave te zeza ne mase te diellit tone, te cilat krijohen nga shume yje masiv qe banojne ne nje grumbull yjor gjate jetes se tyre te gjate. Por kishte mungese te provave vezhguese. Kjo beri qe studiuesit te sygjerojnë qe vrimat e zeza mund te largohen nga grupi pas formimit te tyre. Ky hulumtim eshte nje nga shembujt me te fundit qe tregon se nuk eshte keshtu.

E shihni vrimen e zeze? Ky imazh nga Hubble tregon qendren e NGC 3201. Nje yll qe eshte zbuluar te orbitoje nje vrime te zeze qe eshte shenuar me nje rreth. Ne ate zone ndodhet nje vrime e zeze me mase 4 here ate te diellit. Imazhi i plote dhe teksti. Credit ESO/ESA & NASA
“Deri kohet e fundit, supozohet se pothuajse te gjitha vrimat e zeza do te zhdukeshin nga grumbujt yjor pas nje kohe te shkurter qendrimi dhe se sistemet e tilla nuk duhet te ekzistojne “, tha Giesers.- Por, ne menyre te qarte, ky nuk eshte rasti – zbulimi yne eshte i pari zbulimi i efekteve gravitacionale te nje vrime te zeze me mase yjore ne nje grumbull yjor. Ky zbulim ndihmon ne kuptimin e formimit te grupimeve yjore dhe evolucionit te vrimave te zeza dhe sistemeve binare – jetesore ne kontekstin e kuptimit te burimeve te valeve gravitacionale.
Perditesimi per here te fundit 26 janar, 2018.
Tags:ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, UNIVERSI, VRIMA TE ZEZA, YJET

You must be logged in to post a comment Login