Anija Juno i NASA-s ka zbuluar se Zona e Madhe e Kuqe e Jupiterit eshte me thelle se c’ishte menduar me perpara
Stuhia ka qene aktive per te pakten 350 vjet, dhe me nje siperfaqe prej 16.000 kilometra, e cila eshte 1.3 here me e madhe se Toka.
Ne saje te Juno, ne kemi qene ne gjendje per te marre invetigim me te thelle ne thellesine e kesaj stuhie per here te pare. Instrumenti (MWR) ne anijen Juno ishte ne gjendje te investigonte thelle nen rete e stuhise dhe te shihte me ane te valeve se sa larg rrenjat e kesaj stuhie jane.
Dhe keshtu zbuloi se stuhia ishte rreth 300 kilometra e thelle ne atmosferen e planetit, shume me poshte se rete e siperme qe mund te shohim ne imazhe. Keto te dhena u mblodhen ne korrik te 2017, kur Juno fluturoi per here te pare mbi stuhine.
“Juno zbuloi se rrenjet e Zones se Madhe te Kuqe shkojne 50-100 here me thelle se oqeanet e Tokes dhe jane me te ngrohta ne baze se sa jane ne krye”, tha Andy Ingersoll, profesor i shkencave planetare ne Caltech dhe nje bashke-hetues i Juno ne nje deklarate te Caltech. “Ererat lidhen me ndryshimet ne temperature, dhe ngrohtesia e bazes (pjeses me te thelle te stuhise) shpjegon ererat e egra qe shohim ne krye te atmosferes”.

Ky imazh i zgjeruar ne ngjyra i zones se madhe te kuqe te Jupiterit eshte krijuar nga qytetari shkencetari Gerald Eichstadt duke perdorur te dhena nga intrumenti JunoCam ne anijen Juno te NASA’s. Imazhi i plote dhe teksti
Shkencetaret nuk jane te sigurt per momentin se cfare do te ndodhe me kete stuhi ne te ardhmen, por duket se po zvogelohet. Ajo eshte monitoruar qe nga viti 1830, dhe qe atehere ajo eshte zvogeluar me shumë se dy here gjeresia e Tokes ne 1.3 gjeresine e tokes sot.
Te dhenat te tjera nga Juno zbuluan gjithashtu nje zone rrezatimi te paeksploruar rreth Jupiterit. Njera eshte pikerisht mbi atmosferen e gjigantit te gazte prane ekuatorit, dhe perfshin jone energjitike te oksigjenit dhe sulfurit qe levizin gati ne shpejtesine e drites. Kjo mund te jete rezultat i gazit leshuar nga hena Io dhe Europa.
Gjetjet u njoftuan me 11 dhjetor, ne takimin vjetor Unionit Gjeofizik Amerikan ne New Orleans, 2017. Teksti nga NASA/JPL
Imazhet e JunoCam jane disponueshme ne www.missionjuno.swri.edu/junocam per shqyrtim nga publiku, shkarikim si dhe perpunim te imazheve,ku edhe ju mund te kontriboni.
Credits: NASA/JPL-Caltech/SwRI/MSSS/
Per me shume rreth anijes Juno,vizitoni:www.nasa.govjuno dhe http://missionjuno.swri.edu.
Peridtesimi per here te fundit 6 shkurt, 2018.
Tags:JUNO, JUPITERI, PLANETET, SISTEMI DIELLOR

You must be logged in to post a comment Login