Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket

Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket, zvogëlohet . Edhe pse të padukshme për syrin tonë, me kalimin e viteve shenjat e para të plakjes kanë filluar të duken qartασι. Sipas shkencëtarëve, kjo është një nga arsyet që ajo humbet shpesh nga sytë tanë. Për të parë ngushtimin e rrezes së saj,nevojitej një mision i NASA-s. Një mision i studiuar mirë për të mbledhur çdo detaj të përmasave të një metri mbi sipërfaqen e satelitit. Aparaturat në bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” kanë vënë re se ngushtimi i rrezes prodhon një efekt dytësor mbi sipërfaqe ε asajh.

Shkarjet nga të cilat përbëhet sipërfaqja e Hënës gjendjen shumë pranë njëra-tjetrës, fillojnë të shtyjnë dhe krijojnë kështu disa të ngritura që të sjellin ndërmend pamjet e murit të madh kinez të marra nga satelitët tonë artificialë.

Ato që i vunë re “rrudhat” e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” në fillim të viteve ‘70, por në atë kohë shkencëtarët nuk u dhanë shumë rëndësi atyre shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e tyre u kufizuan vetëm në një të pestën e sipërfaqes, pra pranë Ekuatorit.

Ndersa sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” të tjera të gjata disa dhjetëra kilometra dhe të larta njëqind metra të shpërndara përgjatë gjithë sipërfaqes së satelitit. “Janë efekt i ftohjes së bërthamës së Hënës dhe këto shenja kanë filluar të shfaqen kohët e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencëtari i “Smithsonian Institution”, i cili së bashku me disa kolegë ka kryer studimin, që e ka publikuar më pas në revistën “Science”.

Kur përdor fjalën “janë të freskëta”, Watters nuk arrin të përcaktojë me saktësi datën e shfaqjes së rrudhave të para “në fytyrën” e Hënës. Megjithatë, ai nuk heziton të thotë se kjo gjë ka ndodhur para një milion vitesh (rreth një të pestën e moshës së satelitit), epokë kur ftohja e vazhdueshme e bërthamës së Hënës ndaloi të gjitha aktivitetet vullkanike.

Prej atij momenti, vetëm përplasja me meteorët e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Hënës. Fakti që relievet janë bërë të dukshme për sytë e sondës së NASA-s me gunga të mprehta e të thepisura, si edhe fakti që nuk ka asnjë shenjë përplasjeje me trupa të tjerë qiellorë, i ka shtyrë shkencëtarët t’i quajnë rrudhat si shumë “të freskëta”.

Kalimi nga një fazë e lëngshme dhe e valuar në një ftohje të vazhdueshme, gjë që ka sjellë edhe zvogëlimin e përmasave, nuk është një fenomen i cili ndodh vetëm në satelitin tonë. Edhe Marsi e Mërkuri e kanë sipërfaqen me valëzime, njësoj si ato që janë zbuluar së fundmi nga sonda “Lro” në Hënë, por me një ndryshim, që janë pak më të larta: arrijnë deri në një kilometër lartësi.

Mbi njërën nga këto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe një Hëne që vazhdon të plaket, u ngjitën edhe dy astronautë të “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Që nga ajo kohë, përveç tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hëna po largohet nga ne me një ritëm prej 4 centimetrash në vit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...