Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Studimet tregojne: ‘Fati i keq’ i ndryshimeve te rastesishme luan nje rol mbizoterues ne lidhje me kancerin!

Shkencetaret nga qendra e kancerit Xhons Hopkins Kimel kane krijuar nje model statistikor qe perputhet me perqindjet e rasteve te kancerit, permes shume lloje indesh, shkaktuar kryesisht nga mutacione te rastesishme qe ndodhin gjate ndarjes se qelizave burimore. Nga perputhja e tyre, dy te tretat e rasteve te kancerit te zhvilluar permes indeve mund te shpjegohen fillimisht si ‘fat i keq’, kur keto mutacione te rastesishme ndodhin ne gjene qe mund te cojne ne zhvillimin e kancerit, nderkohe qe e treta e mbetur varet nga faktoret e mjedisit dhe gjenet e trasheguara.
‘Te gjithe llojet e kancerit jane te shkaktuar nga nje kombinim me fat te keq, mjedisi dhe trashgueshmeria, dhe ne kemi krijuar nje model qe mund te ndihmoje ne percaktimin e sasise se sa shume keto tre faktore mund te ndikojne ne zhvillimin e kancerit,’ tha Bert  Vogelstein.

‘Nesedytetretat e rasteve te kancerit permes indeve shpjegohet nga mutacione te rastesishme te ADN-se qe ndodhin kur qelizat burimore ndahen, atehere ndryshimi i stilit te jetes dhe zakoneve tona do te ishte nje ndihmese e madhe ne ndalimin e disa kancerave te caktuar, por kjo mund te mosjete aq efektive per nje varietet te tjeresh,’tha Kristian Tomaseti.
‘Ne duhet te fokusohemi me teper ne gjejtjen e menyrave per te zbuluar kancerat e tille sa me heret, pra ne nje faze ku mund te kurohen,’ shtoi ai. ‘Eshte e diturtashme se kanceri vjen kur qelizat burimore te indeve te caktuar bejne disa gabime te rastesishme, ose mutacione, kur nje shkronje kimike ne ADN shkembehet pasaktesisht me nje tjeter gjate procesit te kopjimit ne ndarjen e qelizave. Sa me shume qe keto ndryshime mblidhen, aq me i larte eshte risku qe qeliza te rritet e pakontrolluar, nje shenje dalluese e kancerit. Kontributi i tanishem i ketyre gabimeve te rastesishme mbi rastet e kancerit, ne krahasim me kontributin e trashgueshmerise apo faktoreve mjedisor ,nuk ka qene me pare i njohur, ‘thaVogelstein.
‘Studimi yne tregon pergjithesisht, se nje ndryshim ne numer ne ndarjen e qelizave burimore ne nje lloj indi eshte i lidhur ngushte me nje ndryshim ne rastin e kancerit ne te njejtin ind, ‘tha Vogelstein.
Dhe ne permbyllje, dyshja e shkencetareve i klasifikuan llojet e kancerave qe ata studiuan ne dy grupe. Ata statistikisht llogariten se kush lloj kanceri kishte me shume gjasa per tu parashikuar nga numri i ndarjes se qelizave burimore dhe kush nga keto kishte ndodhi me te larte. Ata gjeten 22 lloje kancerash te cilet mund te shpjegoheshin gjeresisht nga faktori fati i keq i mutacioneve te rastesishme te ADN-se gjate ndarjes se qelizave. Nente llojet e tjere kishin mundesi me te larte per te ndodhur nga fati i keq i kombinimit me faktoret e mjedisit apo nga trashgueshmerine se bashku, se sa thjesht nga i parashikueshmi fat i keq.
Te tille kancera jane kanceri i mushkrive qe shkaktohet nga pirja e duhanit, kanceri i lekures qe lidhet me ekspozimin ne diell dhe disa lloje te tjere te cilet kane te bejne me trashgueshmerine.
Ata shpresojne se shkencetaret e tjere do te ndihmojne te permiresojne modelin statistikor te tyre duke gjetur norma me te sakta ne ndarjen e qelizave!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...