Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

A e keni imagjinuar ndonjëherë të dëgjoni ngjyra dhe të shijoni tinguj? Ekzistojnë njërez që e bëjnë ketë.

A  ju duket aroma e ajrit të freskët në formën e një drejtkëndëshi dhe aroma e kafesë në formë flluske? Kur ju hani mish pule a e ‘’ndjeni’’ atë të rrumbullakët? A është gjithmonë muaji shtator i vendosur dy hapa para jush në të majtë? A  ‘’do të thotë ‘’ muaji korrik  ngjyrë blu për ju?

A “do të thotë”  shkronja J e verdhë për ju? Kur ju lexoni një libër apo dikush është duke folur, shihni një ylber të madh plot me ngjyra? Nëse të gjitha këto pyetje nuk ju tingëllojnë çuditshëm, kjo do të thotë që ju mund të jeni i prekur nga sinestezia.

Sinestezia është një gjendje perceptimi i ndjesive të përziera: një stimul në një modalitet ndijor (p.sh., dëgjimi) në mënyrë të pavullnetshme shkakton një ndjesi /reagim në një tjetër modalitet (p.sh. vision/shikim).

Mëngjërashët, gratë dhe njerëzit që kanë predispozitë gjenetike për sinestezi kanë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë gjëndje të cuditshme shëndetësore. Disa shkencëtarë besojnë se sinestezia është rezultat i “kryqëzimeve të rrjetit elektrik” në tru. Ata supozojnë se në gjendjen e  sintetizisë, neuronet dhe sinapses që ‘’supozohen’’ të përmbahen brenda nje sistemi ndijor të caktuar kryqëzohen me një tjetër  sistem ndijor. Është ende e paqartë se si kjo mund të ndodhë, por studiuesit besojnë se këto lidhje të kryqëzuara janë të pranishëm që në lindje dhe vetëm më vonë lidhjet përforcohen.

Është hipotetizuar nga studiues që shumë fëmijë kanë lidhje të kryqëzuara në lindje dhe më pas i humbasin ato me kalimin e kohës. Sinestezikët e rritur thjesht mund të kanë mbajtur dhe përforcuar këto lidhje të kryqëzuara. Hulumtuesit në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) kanë bërë një kërkim të ri  shkencor në lidhje me fenomenin e sinestezise. Dr Stephanie Goodhew, drejtuese e këtij hulumtimi, u shpreh se studimi i ri pohon se sinestezikët kanë lidhje më të forta mendore mes koncepteve  të lidhura.

Dr.Goodhew pohoi se  sinestezikët kanë lidhje të forta midis zonave të ndryshme të trurit, veçanërisht në mes të asaj që ne e mendojmë si pjesën e trurit përgjegjese për të folurin dhe pjesës përgjegjëse për ngjyrat. Këto lidhje të çojë në një efekt ‘’shkaktues’’, ku një stimul në një pjesë të trurit do të shkaktonte veprimtarinë në një tjetër pjesë. Rezultati ishte pikërisht e kundërta e asaj që kërkuesit kishin parashikuar. Në fillim, ata mendonin se sinestezia mund të kishte një stil më konkrete të të menduarit , stil I cili nuk thekson marrëdhëniet e nivelit konceptual mes stimujve. Nga rezultat ata zbuluan krejt të kundërtën e hipotezës fillestare.

Zbulimi do të mund të ndihmojnë studiuesit të hedhin dritë mbi të fshehtat e Sinestezise, që bën shumë persona të ndihen” ndryshe ‘. ‘Këta persona  e konceptojnë dhe e shohin ndryshe botën që për ne mbetet e njëjta. 1 në çdo 2000 njerëz që ecin nëpër rrugë është sinestezist dhe shumica e atyre njerëzve as nuk arrin të kuptojnë që janë mbartës të kësaj ‘’gjendjeje’’ të vecantë.

Referencat:

http://www.sciencedaily.com/releases/2015/04/150413214343.htm

http://www.synesthete.org/
marrë nga : http://wespeakscience.com/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...