Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

VETITË E UJIT TË OQEANIT BOTËROR

Ujërat e deteve dhe të oqeaneve karakterizohen me disa veti që i dallojnë nga ujërat kontinentale. Vetitë kryesore janë: kripësia, temperatura, tejdukshmëria, ngjyra, ndriçmi.
Kripësia e ujit (Sanaliteti) është vetia më karakteristike e ujit të Oqeanit Botëror. Me kripësi kuptojmë sasinë e kripërave të tretura të shprehur në gram në një kilogram të ujit të Oqeanit Botëror. Ajo shprehet në për mijë dhe shënohet si ‰. Kripësia mesatare e ujit të deteve është 35‰, d.m.th. një kg të ujit të oqeanit përmban 35 gram kripë të tretur. Nga kripërat në ujë dominojnë kloridet, që i japin shijen e njelmët dhe sulfatet, të cilët japin shijen e idhët.
Në zonat e nxehta sasia e kripës është më rreth 32-35‰, në viset tropike si pasojë e temperaturës së lartë dhe mungësës së reshjeve, kripshmëria arrinë deri 38‰. Kurse duke shkuar nga polet si pasoj ë temperaturave më të ulëta dhe pakësimit të avullimit sasia është më e vogël nën 30‰.
                                 
Temperatura e ujit të oqeanit varet nga intensiteti i rrezatimit nga ana e Diellit, por pjesërisht mund të ndikojnë veprimi nëndetar vullkanik, fërkimi i grimcave të ujit, nga brendia e Tokës dhe nga radioaktiviteti natyror i ujit të detit.  Uji ka kapacitet shumë të madh të nxehtësisë. Prandaj ai nxehet ngadalë dhe ftohet ngadalë. Temperatura mesatare vjetore në sipërfaqen e Oqeanit Botëror është 17,5°C, ndërsa nëpër oqeane të ndryshme është si vijon: Oqeani i Ngrirë i Veriut 0,8°C, Oqeani Atlantik 16,5°C, Oqeani Indian 17°C dhe ai Paqësor 19,4°C.
Tejdukshmëria e ujit të oqeanit varet nga kthjelltësia e tij, përkatësisht nga sasia e grimcave të suspenduara. Prandaj tejdukshmëria afër brigjeve është më e vogël sesa në hapsirën detare, pastaj detet e ngrohta dhe me kripësi më të madhe janë më të tejdukshme, sepse në ato behemë shpejt kullimi i materialit të suspenduar se san ë detet me ujë më të ftohtë dhe me kripësi më të vogël.
Ngjyra e ujit varet nga thithja dhe shpërndarja e rrezeve të dritës në të. Uji i Oqeanit Botëror me tejdukshmëri të madhe ngjyrën e ka të kaltër të mbyllur. Në ngjyrën e ujit ndikon ngjyra e qiellit, pastaj këndi nën të cilin bien rrezet e diellit, lëvizja e ujit, ngjyrta e fundit të detit. Pastaj derdhja e lumenjve në të.
Shkëlqimi ose fosforeshenca e ujit është dukuri karakteristike vetëm për ujin e detit. Kjo dukuri ndodh për shkak të disa organizimeve që jetojnë në ujtë e detit dhe janë të afta të lëshojnë dritë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...