Burimet që qesin ujë të ngrohtë në formë të ujëhedhësit nga brendësia e tokës në formë të kohë pas kohëshme quhen Gejzere. Këto paraqiten në krahinat vullkanike të tanihsme ose të cilat para do kohe pushuan veprimin vullkanik. Hedhja e uji bëhet kryesisht në intervale të rregullta psh gejzeri Besniku i Vjetër në Parkun e Jelustonit pas çdo 65 minutave qet shtylla të ujit të larta 50 m. Parku i Jelustonit në ShBA ka rreth 3500 burime të nxehta, ndërsa mbi 100 prej tyre janë aktive.
Periudha dhe kohëzgjatja në gejzere është e ndryshme psh gejzeri Ora në Kamqatka të Rusisë në çdo 4 minuta hedhë vrushkuj të ujit të ngrohtë 120°C. Gjithashtu lartësia e ujit është e ndryshme ajo mund të jetë deri 150 metra.
Gejzerët më së tepërmi paraqiten në Islandë, në Parkun e Jelustonit, zelandë të Re dhe në Kamqatkë. Në islandë Gjezeri më i njohur është Gejzeri i Madh që është aktiv qe 3000 vjet dhe gjendet afër Rejkjavikut. Ai çdo 20-30 minuta nxjerrë nga toka ujin e nxehtë i cili ngrihet deri 70 m lartësi dhe zgjatë 10 minuta.
Gejzerët fomohen ashtu që çarjet vertikale të cilat vazhdojnë deri në thellësira, ku mbisundojnë temperatura të larta, mbushen me ujë. Në fund të çarjes temperatura e ujit sillet nga 120 deri 140° dhe në këtë temperaturë uji vlohet dhe shëndrrohet në avull, i cili gradualisht tërheq ujin mbi vete në kanalin vertikal kah sipërfaqja. Kur uji lidhet me anë të vrimës në maje të kanalit, pason zvogëlimi i shtypjes dhe shendrrimi i ujit në avull të ujit në fund të kanalit, i cili me anë të shtypjes hedh tërë shtyllën e ujit në sipërfaqe. Pas hudhjes së ujit dhe avullimit të tij, çarja mbushet prapë me ujë ashtu që pas një kohe gejzeri funksionon prap.

You must be logged in to post a comment Login