Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

LIQENI I SHKODRËS

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh i Gadishullit Ballkanik, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 368 km² në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në varësi nga periudha e vitit dhe furnizimi i liqenit nga lumenjt madhësia e tij ndryshon nga 368 km² deri në 570 km². Prej siperfaqes minimale pjesa më e madhe i takon Malit të Zi (219km²) kurse Shqipërisë i takon pjesa më e vogël (149km²). Gjatësia maksimale lindje̵ perendim 44 km dhe gjerësi veri jug 14 km.
Liqeni i Shkodrës është liqen tektoniko karstik dhe gjendet rreth 5 metra mbi nivelin e detit, kurse thellësia e tillë maksimale është rreth 44 metra. Si rezultat i kësaj liqeni është i vendosur në kriptodepresion (Kriptodepresion është  liqen kur sipërfaqja e tij është mbi nivelin e detit kurse fundi nën nivelin e detit, pra niveli i detit e ndan masen ujore të liqenit në dy pjesë të pabarabarta. Ngjashëm me këtë janë edhe liqenet e mëdha në Ameriken Veriore).
Në pjesën jugore nga liqeni buron lumi Buna i cili ka gjatësi 41 kilometra dhe derdhet në gjirin e Drinit në Detin Adriatik, ky lum është i vetmi i lundrueshëm që ka Shqipëria dhe njëherit e ndanë një pjesë të kufirit me Malin e Zi.
Liqeni është i pasur me botë bimore dhe shtazore. Këtu rriten rreth 34 lloje të peshqve, 7 prej tyre endemike. Gjithashtu në rrethinën e liqenit rriten rreth 270 lloje të zogjve. Si pasojë e kësaj liqeni shfrytëzohet në masë të madhe për peshkim, mirëpo gjuajtja ilegale po ndikon në dëmtimin e botës shtazore në liqen.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...