Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Gjiri i Vlorës

Gjiri i Vlorës është 19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë duke filluar nga Kepi i Triportit  dhe duke përfundon tek Kepi i gjuhëses midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit. Nga ana e steresë, gjiri rrethohet me male të larta shkëmbore, që e pushtojnë së tepërmi brezin bregdetar fushor, duke e ndarë gjirin në dy nën njësi: veriore dhe jugore.

Ne jug gjendet Fusha e Dukatit, e cila kufizohet prerazi prej maleve, detit dhe lagunës se Pashalimanit. Nennjesia veriore ne perëndim kufizohet me detin, ndërsa nga jugu, lindja dhe veriu qarkohet prej vargut të kodrave të Shushicës, i cili takohet ne veri me lagunën e ceket të Nartës. Nennjesia lidhet me Myzeqenë e Vlorës dhe me luginën e lumit të Vlorës (Shushica), të dyja mjaft të përshtatshme për bujqësi.

Pjesa e rrafshët ka toka të dobëta dhe kripëzim të larte, ne të kundërt, kodrat mbulohen me një shtrese të fuqishme mlyshi, e cila krijon kushte te favorshme për blegtori dhe frutikulture. Duhet të veme ne dukje se si nennjesia jugore, ashtu dhe ajo veriore, gjate mesjetës i janë nënshtruar një proçesi progresiv kënetëzimi.

Kushtet për lundrimin detar dhe qëndrimin e anijeve ne gjirin e Vlorës kane qenë mjaft të mira. Bankinat e rërës ne të janë të pakta, ndërsa malet e larta që e qarkojne nga toka krijojne një barriere natyrale qe e mbron nga ererat, duke lene të hapur vetem veriperëndimin.

Se fundi, pyjet halore dhe sera krijonin mundesi për ngritjen ne të të kantiereve detare.

Gjiri i Vlorës komunikon relativisht lehte me qendrat e krahinat e tjera të Shqipërise si dhe me zonat e brendshme të Ballkanit, pasi në të, që ne kohet antike përqendroheshin një sere rrugesh të rëndësishme. Me qendrat bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, perveç detit, komunikonte me një rruge meridionale, e cila e lidhte ate dhe me rrugen ne luginen e Shkumbinit. Një arter tjeter e lidhte me luginën e Vjosës dhe të Drinos. Se fundi, rruga e trete e lidhte me Ballshin (Bylisin, Gllavenicen) dhe Beratin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...