Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

GJURMËT E KATASTROFAVE TË MËDHA

Tërmetet janë lëkundje të dobëta ose të forta, e ndonjëherë edhe shumë të fuqishme, të papritura, me interval të shkurtër në sipërfaqe dhe brendësi të korës së tokës të shkaktuara nga fuqitë e brendshme. Gjatë vitit ndodhin rreth 250 000 tërmete shumica e tyre të dobëta.
Gjatë historisë janë paraqitur tërmete mjaft të fuqishme të cilat mbahen në mend si prej tërmeteve më katastrofale në historinë e njerëzimit, të cilat do ti paraqesim në vazhdim.
1. Shensi 1556
Në bazë të të dhënave llogaritet si tërmeti më katastrofal që ka ndodhur në botë, jo për faktin e intensitetit që kishte por për shkak të numrit të viktimave që shkaktoi. Duke marrë parasysh dendësinë e madhe të popullsisë, përkundër intensitetit mesatar tërmeti në fjalë la të vdekur hiq më pak se 830 000 njerëz.
2. Lisbonë 1755
Tërmeti katastrofal i këtij viti shembi kryeqytetin portugez, me ç’rast humbën jetën 60 000 njerëz dhe ishte karakteristik për disa arsye. Tërmeti kaploi Evropën, në Holandë uji në disa kanale bëri që anijet të shkëputen nga zigjirët e limaneve, toka u dridh në Angli, kurse në Çeki u shterrën disa burime dhe u quajt si ‘’tërmet botëror’’.
3. San Francisko 1906
Në mëngjesin e datës 18 prill 1906, kur shumica e banorëve ishin në gjumë qytetin e goditi një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi 20 000 viktima dhe shembje të mëdha. Ata pak banorë që ishin zgjuar dëgjuan shushurimën  dhe dridhjen e lehtë, e kur erdhi dridhja e madhe të gjithë i zuri befas.
4. Mesina 1908
Italia njihet si një vend që gjatë shekujve ka pasur shumë tërmete. Gjatë 250 vjetëve të fundit kanë ndodhur 6 dridhje të mëdha të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 400 000 njerëzve. Njëri prej tërmeteve më të mëdhenjë ishte ai që goditi Mesinën dhe Rexhon dhe mori jetën e 180 000 njerëzve.
5. Tokio-Jokohama
Ndër vendet në të cilat tërmetet janë dukuri të shpeshta është Japonia, e cila gjendet në vendin më jostabil në tokë. Shkenctarët kanë konstatuar se gjatë vitit këtu ndodhin rreth 7 000 tërmete të madhësive të ndryshme. Veshtirë mund të gjendet ndonjë vend në Japoni që nuk është goditur nga ndonjë tërmet. Veçmas mund të përmendim tërmetin e vitit 1923 që goditi qytetet Tokio dhe Jokohama. Bilanci i viktimave arriti shifrën 280 000.
6. Agadir 1960
Ky qytet bregdetar në natën tragjike të 28 shkurtit, disa minuta para mesnatës u hetua murmurima nëntokësore, pastaj toka u dridh, e që brenda disa sekondave i tërë qyteti u gjend nën grumbullin e gërmadhave.  Rreth 12 000 njerëz gjetën vdekjen nga ky tërmet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...