Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Kometa Halley

Në vitin 1705 Edmundv Halley  (1656-1742) predikonte, duke përdorur ligjet e reja të Newton-it, që kometa e parë në 1513, në 1607 pastaj në 1682 të rikthehej përsëri në1758. Në efekt kometa u rikthye si e kishte parashikuar ai (fatkeqësisht pas vdekjës së tij) dhe kështu në nder të tij ju vu emri KometaHalley.Sot emri i saj zyrtar njihet si1P/Halley.

Periudha orbitale e Kometës Halley apo rikthimi i saj në hemisferën tonë është çdo 76 vjet, mirëpo nuk mund të bëhen llogaritje të sakta për rikthimin e saj.Hemisfera jonë e pa këtë kometë në vitin 1986. Po në këtë vit Agjencia e Hapësinore Europiane lëshoi nje sondë Gioto e cila ju afrua kometës në afërsi prej 600 Km. , në një mënyrë që nuk ishte bërë më parë, e cila pati mundësinë t`i fotografonte edhe bërthamën. Kometa ka një diametër prej pak kilometrash dhe pjesa më e madhe e saj është e përbërë prej gurësh të përzier me karbon dhe akull. Edhe kjo kometë nuk do të jetojë përgjithmonë. Ajo është duke u konsumuar gjatë rrugëtimit të saj dhe nga avujt e energjisë diellore. Aktualisht masa e saj është rreth 200 miliard ton, mirëpo rrugëtimi i saj i fundit rreth Diellit e bëri të humbasë edhe 20 tonelata tjera në sekondë. Kështu mendohet se edhe per rreth 170 mijë vjet tjera të rrugëtimit të saj, nga kjo kometë nuk do të mbetet më asnjë thërmijë e vogël. Kjo kometë mund të shihet përsëri ne vitin 2062. Ndërsa me daten 21-22 tetor janë netët më të përshtatshme për të parë Rreshjet e Meteorëve Orionid, i cili rrjedh nga mbetjet e Kometës Halley.

Rrebeshi apo (Reshje, Shiu) Meteorik zakonisht ndodh kur Toka kalon në orbiten e kometës. Toka ndjek të njejtën rrugë rreth Diellit qdo vit, kështu që gjithmonë kalon mbi gjurmët e kometës në të njejtën pikë dhe këto gjurmë janë copëza meteorësh që hyjnë në atmosferën e Tokës dhe nga fërkimi me ajrin digjen, dhe për ne duken sikurse yje që po shkëputen nga qielli. 🙂

Ky Rrebesh Meteorësh do të jetë i dukshëm edhe nga hemisfera jonë, i cili paraqitet në konstelacionin e famshëm të Orionit, për këtë arsye njihet me emrin ‘Orionid’., dhe shfaqet në atë moment kur kjo yjësi ngrihet mbi horizont. Ky fenomen duket me sy të lirë dhe brenda një ore do mund t’i vëreni rreth 10-20 meteorë nga e njejta pikë e qiellit!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...